http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 28 korrik 2004 - 16:19 CET

Kuvendi miraton 'Kushtetutėn e Pėrkohshme'

Megjithė kundėrshtimin e UNMIK-ut Kuvendi i Kosovės ka miratuar 38 ndryshime nė Kornizėn Kushtetuese.

Deputetėt shqiptarė tė Kuvendit tė Kosovės kanė vendosur qė ta quajnė dokumentin themeltar Kushtetutė tė Pėrkohshme tė Kosovės.

Anėtari i kryesisė sė Kuvendit, Bajram Kosumi, i tha BBC-sė se me ndryshimet e reja parashihet edhe referendumi i popullit tė Kosovės pėr tė ardhmen e tij.
 Ėshtė thelbėsore futja e institucionit tė referendumit.
 
Bajram Kosumi, anėtar i kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės

"Me ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese, tash mund tė themi edhe nė Kushtetutėn e Pėrkohshme tė Kosovės, ėshtė synuar qė tė bėhet bartja e kompetencave nga UNMIK-u, tek institucionet demokratike tė Kosovės," tha ai.

"Ėshtė thelbėsore futja e institucionit tė referendumit," tha zoti Kosumi.

Kuvendi thotė se ndryshimet janė pjesė e pėrgjegjėsisė sė tij dhe me ndryshimet parashihet edhe krijimi i ministrive tė reja nė qeverinė e Kosovės.

Deputetėt kosovarė nuk kanė arritur tė harmonizojnė qėndrimet pėr katėr amandamente qė kanė tė bėjnė me pakicat para se tė parlamenti tė mbyllet pėr periudhėn e verės.

Korniza kushtetuese u miratua me njė marrėveshje jo unanime nė vitin 2000, dhe punėt pėr ndryshimin e saj filluan nė tetor tė vitit tė kaluar me kėrkesė tė qeverisė sė kryeministrit Bajram Rexhepi.

UNMIK-u kundėr

Ndryshimet kushtetuese janė tė papranueshme pėr misionin e OKB-sė nė Kosovė, thonė zyrtarė tė UNMIK-ut nė Prishtinė.
 Siē e kemi thėnė nė vazhdimėsi disa nga ndryshimet do tė konsiderohet e disa jo
 
Metchlide Henneke, zėdhėnėse e UNMIK-ut

Sipas tyre, nuk ėshtė nė kompetencat e Kuvendit tė bėjė ndryshimin e Kornizės Kushtetuese.

Megjithatė, njė zėdhėnėse e UNMIK-ut nė Prishtinė, Metchlide Henneke, tha se administrata ndėrkombėtare do tė shqyrtojė ndryshimet e propozuara nga Kuvendi dhe do tė dalė me qėndrimin e saj.

"Ne po presim tė marrim dokumentin nga Kuvendi dhe do ta shikojmė atė," tha zėdhėnėsja e UNMIK-ut.

"Siē e kemi thėnė nė vazhdimėsi disa nga ndryshimet do tė konsiderohet e disa jo," tha zėdhėnėsja Henneke.

Ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese i kanė kundėrshtuar edhe pėrfaqėsuesit e pakicės serbe.

Kundraproduktiv

Eksperti juridik, profesor Riza Smaka, thotė se Kuvendi ka nisur njė punė pėr tė cilėn "nuk ėshtė as kompetent, as i autorizuar e as qė mund ta bėjė me procedurat qė ka menduar".
 Nė kontekstin e realitetit aktual, vlerėsoj se nuk ėshtė dashur tė bėhet kjo punė kur dihet qė nė fillim se nuk do tė ketė kurrfarė efekti.
 
profesor Riza Smaka

Sipas profesor Smakės, nuk ėshtė koha e pėrshtatshme pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese.

"Nė kontekstin e realitetit aktual, vlerėsoj se nuk ėshtė dashur tė bėhet kjo punė kur dihet qė nė fillim se nuk do tė ketė kurrfarė efekti, mund tė ketė vetėm kundėrefekte dhe ky aktivitet pa fije dyshimi do tė jetė krejtėsisht kontraproduktiv," tha profesor Smaka.

Kuvendi i Kosovės e ka nisur procedurėn e ndryshimit tė Kornizės Kushtetuese nė tetor tė vitit tė shkuar me kėrkesėn e qeverisė sė Kosovės.

Qe formuar njė komision parlamentar pėr tė punuar nė kėtė process, sic thuhej, nė kontakte tė vazhdueshme me UNMIK-un.

Profesor Smaka thekson se para se tė procedohej me ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese, do tė duhej qė qeveria tė pėrgatiste qindra akte ligjore.