http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 21 korrik 2004 - 18:06 CET

Surroi premton ndryshime nė zgjedhjet e tetorit

Themeluesi dhe bartėsi i listės sė Nismės Qytetare “Ora”, Veton Surroi, ka deklaruar se Kosova nuk duhet tė kėrkojė pėlqim pėr statusin e saj nga Beogradi, por pavarėsia mund tė vijė vetėm nėse krijohet nė formė strukturore brenda Kosovės.

Kėto deklarata zoti Surroi i bėri nė njė bisedė me BBC-nė dhe shtoi se Prishtina duhet tė hapė bisedimet me ofertėn pėr Beogradin zyrtar qė ai tė bėhet partner nė zgjidhjen e problemeve tė popullatės serbe nė Kosovė.

Zoti Surroi tha se zgjedhjet nė Kosovė do tė sjellin njė politikė mė dinamike tė kosovarėve.

Nisma qytetare “Ora” u krijua kohė mė parė dhe vec zotit Surroi njė emėr tjetėr nė listėn e saj ėshtė edhe analisti Ylber Hysa.

Arbėr Vllahiu e pyeti zotin Surroi fillimisht se pse pikėrisht nė kėtė kohė nisma qytetare

Z. Surroi: - Sė pari ėshtė cėshtja e njė pėrgjegjėsie qytetare. Mendoj se kėshtu si ecėn Kosova nuk do tė mund t’i realizojė as nevojat elementare tė brendshme, tė funksionimit tė njė shteti dhe do ta ketė shumė mė vėshtirė ta realizojė aspiratėn pėr pėrmbylljen e statusit pėrfundimtar me pavarėsi. Duke e parė njė gjendje e cila pas njė periudhe tė gjatė stagnimi po hyn nė degradim kam menduar se ėshtė obigim imi dhe i gjithė qytetarėve tė intereseuar dhe qė mund tė japin njė kontribut qė tė hyjmė nė procesin zgjedhor nė mėnyrė qė tė krijojmė kushte pėr njė administrim mė tė mirė nė Kosovė.

BBC: Ju thoni se ėshtė obligim qytetar. Por ka patur edhe parti tė tjera, nisma qytetare qė zakonisht kanė konkurruar nė zgjedhje. A nuk mendoni se ėshtė stėrmbushur skena politike kosovare?

Z. Surroi: - Jo nuk mendoj se ėshtė stėrmbushur. Ajo ėshtė e stėrmbushur me injorancė dhe padituri dhe nė shumė raste, sic e kėmi parė nė kėto dy tre vjetėt e fundit ėshtė stėrmbushur edhe me njė afinitet drejt korrupcionit dhe tė gjitha atyre dukurive tė cilat nuk dėshironim t’i kishim dhe imagjinonim se nuk do tė na vinin nė kohėn kur ishim tė pushtuar nga forcat e Milosheviqit. Unė mendoj se nė kėtė skenė poltike sjellim afinitetin e politikave d.m.th. afinitetin e bėrjes sė politikave ekonomike, politikave zhvillimore, e krijimit tė njė sistemi funksional nė Kosovė. Mendoj se kjo strukturė e deritanishme politike nė Kosovė ėshtė pak a shumė e vlerėsuar si e dėshtuar dhe ka shumė gjėra qė kanė mundur tė bėhen e nuk janė bėrė. Mos tė harrojmė se kjo ėshtė struktura politike e cila nuk ka arritur tė merret vesh as pėr tė formuar qeverinė por ėshtė dashur qė dikush i huaji tė vijė ta krijojė qeverinė dhe t’ju jap programin qeveritar.

BBC: Duket sikur e vlerėsoni kėtė politikė shterpe. Por zgjedhjet janė afėr, Kosova ėshtė pėrpara negociimit tė statusit tė saj politik, pra ku ėshtė nė kėtė mes Kosova me gjithė kėtė shterpėsi politike qė ju e pėrmendni?

Z. Surroi: - Jemi para ndryshimeve. Unė jam i bindur se zgjedhjet e ardhshme do tė sjellin ndryshime nė Kosovė, do tė sjellin njė politikė mė dinamike tė vetė kosovarėve dhe jemi para ndryshimeve brenda bashkėsisė ndėrkombėtare brenda koncepteve tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe kėto duhet shfrytėzuar. Por u ndryshua nuk u ndryshua bashkėsia ndėrkombėtare ajo qė duhet tė ndryshojė janė shqiptarėt.

BBC: Nė cfarė forme duhet tė ndryshojnė ata?

Z. Surroi: - Duhet tė ndryshojnė nė bėrjen e politikave, nė marrjen e nismave nė diktimin e ritmit zhvillimor politik dhe ekonomik nė Kosovė dhe jo nė pritjen qė dikush duhet tė vijė dhe tė na sjell zgjidhje neve.

BBC: Zoti Surroi dialogu ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve nė zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės duket tė jetė i pashmangshėm. Ju keni numėruar disa arsye pse Kosova do tė duhej tė futej nė disa forma tė tjera me Serbinė.

Z. Surroi: - Unė mendoj se duhet biseduar jo pėr shkak tė statusit, sepse nuk mendoj se Kosova duhet tė kėrkojė leje apo pėlqim pėr statusin e saj nga Beogradi. Kėtė te drejtė Beogradi e ka konsumuar kaherė, me luftėn nė Kosovė. Por unė mendoj se ne kemi shumė cėshtje qė duhet tė bisedojmė me Beogradin e nė rradhė tė parė kjo ka tė bėjė me tė gjitha pasojat e apartheidit dhe tė luftės nė Kosovė. Ne kemi jo vetėm shkatėrrime nė jetėrat e njerėzve por edhe shkatėrrime materiale dhe kėto janė obligim i Beogradit. Kemi probleme me fondet pensionale, kemi probleme tė kėsaj natyre edhe nė fushat e tjera dhe posacėrisht nė kėtė fazė duhet tė hapen bisedimet me ofertėn pėr Beogradin zyrtar qė tė bėhet partner pėr zgjidhjen e halleve dhe telasheve tė popullatės serbe nė Kosovė apo pėr kthimin e tyre. Ne duhet tė krijojmė marrėdhėnie partneriteti, ndonėse ai ndonjėherė do tė mungojė nga ana e Beogradit, por duhet tė bėhet e qartė se Beogradi ndonėse ka tė drejtė tė interesohet pėr popullatėn serbe kėtė tė drejtė duhet ta konsumojė brenda kornizave tė Marrėveshjes sė Helsinkit, ku dihet qartė pėrgjegjėsia e shtetit amė ndaj minoritetit.

BBC: Zoti Surroi duket sikur pavarėsinė e Kosovės e keni bėrė cėshtje tė kryer tashmė?

Z. Surroi: - Unė nuk them se ėshtė e zgjidhur, por duhet tė punohet si tė jetė e zgjidhur. Ēėshtja ėshtė se kjo pavarėsi mund tė vijė vetėm nėse krijohet nė formė strukturore brenda vendit. Me ofertėn tonė politike kėtė do ta bėjmė tė mundur. Cėshtja nuk ėshtė a do tė kėrkojmė nga dikush leje pėr pavarėsi, por cėshtja ėshtė a do t’i krijojmė kushtet qė ajo tė pėsojė njė zhvillim natyral.