BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E mėrkurė, 21 korrik 2004 - 20:04 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
UNMIK-u shpreson nė pjesmarrjen e serbėve nė zgjedhje
 
Logo e UNMIK-ut pėr standartet
UNMIK-u shpreh optimizėm se serbėt e Kosovės do tė marrin pjesė nė zgjedhje
Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė shpreson se koalicioni serb “Kthimi” do tė marrė pjesė nė zgjedhjet e tetorit.

Zyrtarė tė UNMIK-ut thanė tė mėrkurėn nė Prishtinė se pjesėmarrja e pėrbashkėt e shqiptarėve dhe serbėve nė disa aktivitete tė ditėve tė fundit ėshtė mjaft opimiste.

Njė zėdhėnėse e UNMIK-ut nė Prishtinė, Metchilde Henneke tha se administrata ndėrkombėtare ėshtė duke biseduar nė vazhdimėsi me subjektin kryesor politik serb nė Kosovė, koalicionin “Kthimi”, qė ta bindė atė tė marrė pjesė nė zgjedhjet e sivjetme.

“Pėrfaqėsuesit politikė serbė javėt e fundit janė bėrė aktivė nė skenėn politike nė Kosovė. Ata janė vėzhgues nė grupin punues pėr decetralizimin, po marrin pjesė nė grupin kėshillues tė sigurisė si dhe kanė nėnshkruar deklaratėn e pėrbashkėt nė zyrėn amerikane. Prandaj ka optimizėm nė anėn tonė se serbėt mund tė marrin pjesė nė zgjedhje, ndonėse ende nuk kemi sinjale tė qarta pėr kėtė”, tha zėdhėnėsja Henneke.

Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, sikundėr edhe institucionet e tjera vendore, vlerėsojnė se koalicioni “Kthimi” po pėrgatitet gradualisht qė tė hyjė nė garėn zgjedhore.

Kjo si rezultat i takimeve tė shpeshtuara mes udhėheqėsve shqiptarė e serbė nė Kosovė me ndėrmjetėsimin e autoriteteve ndėrkombėtarė e, nė veēanti, pas njė pajtueshmėrie nė zyrėn amerikanė tė tė dyja palėve pėr krijimin e njė ministrie tė veēantė pėr komunitetet dhe kthimin e tė zhvendosurve.

“Me gjasė serbėt mendojnė seriozisht tė marrin pjesė nė zgjedhje. Ata po bėjnė pėrgatitjen, por vendimin pėrfundimtar do ta marrin mė vonė”, tha kryeministri Rexhepi.

Edhe vetė pėrfaqėsuesit e subjektit kryesor serb, kolacionit “Kthimi” kanė lėnė tė hapur mundėsinė e pjesėmarrjes nė zgjedhjet parlamentare qė do tė mbahen mė 23 tetor.

Mirėpo, para se tė marrin njė vendim tė prerė, ata kėrkojnė qė tė mbėshtetet plani i Beogradit pėr decetralizimin e pushtetit nė Kosovė.

Ky plan parasheh krijimin e pesė rajoneve autonome pėr serbėt e Kosovės si dhe rindėrtimin me kohė tė tė gjitha objekteve tė serbėve qė janė shkatėrruar gjatė trazirave tė marsit.

Oliver Ivanoviē nga koalicioni “Kthimi”, thotė se Beogradi do tė ketė njė rol tė madh nė vendimin e serbėve tė Kosovės pėr pjesėmarrje nė zgjedhje.

“Ne nuk e kemi marrė ende vendimin a do tė marrin pjesė nė zgjedhje. Kjo do tė varet nga krijimi i njė klime pozitive e cila gjithsesi do tė krijohet, por njė ndikim shumė tė madh do tė ketė qėndrimi unik i Beogradit, i cili mund tė na ndihmojė. Mendoj se ende kemi kohė tė vendosim pėr njė gjė tė tillė”, tha Oliver Ivanoviē.

Nė fakt, afati zyrtar pėr t'u regjistruar nė Sekretariatin e Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve ka skaduar para afro njė muaji dhe koalicioni “Kthimi” nuk ishte nė listėn e konkurruesve.

Nė qoftė se ky subjekt politik do tė pranojė tė hyjė nė garėn zgjedhore tė sivjetme, atėherė Komisioni Qėndror Zgjedhor do tė vendosė nė njė mbledhje tė veēantė nėse do ta pranojė kėrkesėn e koalicionit “Kthimi”, tha pėr BBC-nė kryeshefi i Sekretariatit tė Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, Adnan Merovci.

“Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve i takon edhe nė raste specifike tė ndryshojė kėto afate”, u shpreh z. Merovci.

Zvarritja e vendimit tė serbėve pėr pjesėmarrje nė zgjedhje mund tė jetė pasojė edhe e pėrēarjeve nė mesin e pėrfaqėsuesve serbė tė Kosovės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake