BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E enjte, 08 korrik 2004 - 18:52 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Intervistė me zėdhėnėsin e UNMIK-ut nė Prishtinė
 
Duke reaguar ndaj votimeve nė Kuvend, UNMIK-u thotė se ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese nuk janė kompetencė e Kuvendit tė Kosovės por e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Jeff Bieley, i tha BBC-sė se miratimi i propozimeve pėr ndryshimet nė Kornizėn Kushtuese nuk ėshte punė e Kuvendit, dhe se kuvendi duhet te merret me miratimin e ligjeve pėr zbatimin e standardeve.

Me zotin Bieley bisedoi Arbėr Vllahiu dhe fillimisht e pyeti se cili ėshtė reagimi i UNMIK-ut ndaj vendimit tė Kuvendit tė Kosovės pėr Kornizėn Kushtetuese?

Bieley: Sikur e kemi thėnė mė heret pėrparėsi jona kryesore ėshtė pėrqėndrimi nė zbatimin e standardeve dhe nuk ėshtė koha qė kėto ndryshime tė propozohen nga Kuvendi. Ne po presim tė shohim se ēfarė ndryshimesh ata kanė miratuar sot dhe ne do tė kemi mė shumė reagime mė vonė, tha zėdhėnėsi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė.

BBC: Pėrse reagime tė tilla kur dihet se Kuvendi ka miratuar vetėm propozimet pėr ndryshime dhe jo ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese?

Bieley: Jo, fatkeqėsisht kjo ėshtė vetėm njė ēėshtje teknike dhe unė nuk isha nė sesion e nuk kisha mundėsi tė flas me asnjė zyrtar nga UNMIK-u. Por sikur e kemi thėnė mė herėt Kuvendi duhet tė merret me ligjet qė kanė tė bėjnė me zbatimin e standardeve. Dhe sikur e tha edhe ushtruesi i detyrės sė Pėrfaqėsuesit tė Posaēėm tė OKB-sė, zoti Brayshow, shpresojmė se Kuvendi nuk do ta zhgėnjejė bashkėsinė ndėrkombėtare.

BBC: Por ai mund tė zhgėnjejė qytetarėt qė kanė votuar pėr tė?

Bieley: Mendoj se njerėzit qė kanė votuar pėr Kuvendin janė tė interesuar gjithashtu qė tė shohin pėrmbushjen e standardeve, tė cilat janė pėrparėsi pėr Kosovėn.

BBC: A po bėn Kuvendi njė punė qė nuk ėshtė nė interes tė askujt nė Kosovė?

Bieley: Unė jam i sigurt se Kuvendi ka kapacitete qė tė bėjė ndryshime nė Kornizėn kushtetuese dhe sipas saj kjo procedurė ėshtė e lejueshme. Sikur e ka bėrė publike edhe zoti Brayshow nė takim me kryetarin e Kuvendit, ka disa fusha ku mund tė lejohen ndryshimet dhe njėra nga to ėshtė zgjatja e mandatit tė pėrbėrjes sė Kuvendit nga tre nė katėr vjet pas zgjedhjeve tė ardhshme. Por fushat e tjera qė janė tė rezervuara pėr UNMIK-un dhe Kuvendi nuk duhet tė ecė nė kėtė drejtim.

BBC: A do ta shpall UNMIK-u tė pavlefshėm votimin e sotėm nė Kuvend?

Bieley: Fatkeqėsisht unė nuk kam ende njė reagim tė zyrtarėve tė UNMIK-ut pėr vendimin e sotėm.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake