BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E enjte, 08 korrik 2004 - 18:33 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Miratohen amendamente tė Kornizės Kushtetuese
 
Kuvendi i Kosovės
Propozimet u miratuan nga dy tė tretat e deputetėve tė pranishėm
Kuvendi i Kosovės ka miratuar propozime pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese tė Kosovės.

Kuvendi miratoi 38 amendamente, me dy tė tretat e votave tė deputetėve tė pranishėm.

Kuvendi hoqi dorė nga miratimi i amendamenteve qė rregullojnė pjesėmarrjen e pakicave nė Kuvend meqenėse pėrfaqėsuesit serb i bojkotojnė mbledhjet qė nga trazirat e marsit.

Amendamenti kryesor ėshtė qė Korniza Kushtetuese tė zėvendėsohet me kushtetutė tė pėrkohshme, ndėrkaq emėrtimi Institucione tė Pėrkohshme Vetėqeverisėse tė Kosovės tė zėvendėsohet me Institucionet Demokratike tė Kosovės.

Njė tjetėr amendament thotė se Kosova ėshtė vend nėn administrimin ndėrkombėtar dhe nėn administrimin e institucioneve demokratike tė Kosovės.

Ndėr propozimet e tjera vlen tė veēohet edhe parimi qė Komunat jane njėsi themelore administrative dhe se kufijtė e komunave jane tė pandryshueshėm.

Fatmir Sejdiu, anėtar i komisionit pėr ndryshime nė Kornizėn Kushtetuese nga Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK), thotė pėr BBC-nė se Kuvendi ka bėrė punėn e tij dhe ka pėrmbushur njė obligim tė votuesve.

"Kėto janė mė shumė amendamente, por nga kjo qė ėshtė miratuar mund tė themi se esenciale ėshtė se ėshtė bėrė njė precizim i mirė i fushave qė janė bartur nė institucionet e Kosovės qė kanė qenė ngatėrrime tė mėhershme apo dykuptimėsi," tha z. Sejdiu.

I pyetur nėse tash ishte koha pėr ndryshimin e emėrtimit nga Korniza Kushtetuese nė Kushtetutė tė Pėrkohshme, zoti Sejdiu tha se besonte qė po.

"Nė hap e sipėr ne do tė bėjmė pėrpjekje, natyrisht edhe nė bashkėpunim me ndėrkombėtarėt, dhe kjo do tė sillet nė pėrputhje me ecuritė qė kanė tė bėjnė me statusin pėrfundimtar tė Kosovės apo pavarėsinė qė ne mėtojmė ta realizojmė," tha z. Sejdiu.

Z. Sejdiu tha se Kuvendi nė vazhdimėsi ka pasur biseda me UNMIK-un rreth amendamentimit tė Kornizės Kushtetuese dhe do tė vazhdojė tė mbajė ato.

"Nė bisedat e fundit qė kishim me zyrėn ligjore tė UNMIK-ut na ėshtė thėnė se askush nuk e konteston ndryshimin e kėtij dokumenti , por mos tė shkohet esencialisht, dmth nė ndryshime thelbėsore, por sido qė tė jetė ne jemi nė pėrpjekje tė mbėshtetjes edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare," theksoi deputeti Sejdiu.

Reagimi i UNMIK-ut ka qenė ai i mėparshmi se ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese nuk janė kompetencė e Kuvendit tė Kosovės por e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

Korniza Kushtetuese ėshtė dokumenti mė lartė juridik nė Kosovė. Ajo ėshtė miratuar pak kohė pas vendosjes sė misionit tė OKB-sė nė Kosovė, nė vitin 2000.

Ky dokument ėshtė miratuar si i pėrkohshėm dhe pa pėlqimin e tė gjithėve.

Institucionet vendore tė Kosovės disa herė kanė kėrkuar ndryshimin e Kornizės Kushtetuese, duke e parė atė si frenuese tė proceseve nė Kosovė, mirėpo pa sukses.

Edhe votimi i sotėm pro ndryshimeve tė Kornizės Kushtetuese nuk do tė thotė se ky dokument do tė nxjerret jashtė lojės, por vlerėsohet se ky hap do tė ketė njė rėndėsi tė posaēme, pikėrisht tash, kur ėshtė hapur diskutimi pėr ndryshime nė misionin e OKB-sė nė Kosovė.

 
 
LOKALE
 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake