http://www.bbcalbanian.com

Daci: Tensione ndėretnike pa statusin

Deputetėt e Kosovės kanė bėrė thirrje pėr ndėrprerjen e protestave, por kanė nėnvizuar se rruga mė e mirė pėr qetėsimin e situatės dhe daljen nga kriza ėshtė shpallja e pavarėsisė.

Kuvendi i Kosovės u mblodh nė njė seancė parlamentare pėr tė diskutuar pėr gjendjen e krijuar nga trazirat mė tė fundit nė Kosovė qė filluan pas mbytjes nė lumin Ibėr tė dy fėmijėve shqiptarė pasi i u ndoqėn me qen nga disa serbė nė rajonin e Mitrovicės.

"Marrėdhėniet ndėretnike do tė jenė vazhdimisht tė tensionuara pa definimin e statusit," tha kryetari i parlamentit tė Kosovės Nexhat Daci.

Zoti Daci pranoi se nė Kosovė ka "mundėsi tė bėhet mė tepėr" dhe shtoi: "Unė mendoj se te ky pėrfundim ka ardhur edhe bashkėsia ndėrkombėtare, qė zgjatja e misionit nė gjendje tė tillė dhe nė njė nivel tė tillė nuk do ta ndihmonte Kosovėn."

Ai tha se standardet e propozuara nga UNMIK-ut ishin njė formulė pėr tė pėrmirėsuar gjendjen nė Kosovė, dhe udhėheqja kosovare i ka mbėshtetur fuqimisht ato.

Por kryeparlamentari kosovar tha se autoritetet nė Kosovė kanė dėshtuar nė aspektin ekonomik dhe social tė zhvillimit tė vendit.

Kryetari u Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, njė prej tre partive kryesore tė Kosovės, Ramush Haradinaj, i bėri thirrje politikanėve shqiptarė tė plotėsojnė obligimet e tyre.

"Mendoj se ėshtė momenti kur duhet t'i japim pėrgjigjen e duhur popullit, premtimin se si dhe kur ne do t'i kryejmė obligimet tona," tha ai nė parlament.