BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E martė, 23 mars 2004 - 18:51 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Kufijtė e rinj sjellin luftė
 
Ibrahim Rugova
Rugova tha se nuk flitet pėr ndarje tė Kosovės
Presidenti, Ibrahim Rugova u ka bėrė thirrje shqiptarėve tė Kosovės qė tė garantojnė sigurinė e serbėve dhe tė pakicave tė tjera, ndėrsa serbėve u ka bėrė thirrje qė tė integrohen mė shumė nė shoqėrinė kosovare.

"Ne, si shumicė, shqiptarėt e Kosovės, duhet tė pranojmė pakicat dhe tė garantojmė sigurinė e tyre fizike dhe psikologjike," tha presidenti Rugova nė njė intervistė dhėnė BBC-sė.

Ai u bėri thirrje serbėve tė Kosovės qė tė integrohen mė shumė nė shoqėrinė e gjerė dhe tė tregojnė vullnet tė mirė, edhe nėse ka probleme.

Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė pavarėsisė, presidenti Rugova tha se vetėm njė Kosovė e pavarur do t'i sjellė stabilitet rajonit. Korrespondenti i BBC-sė, Nick Thorpe intervistoi zotin Rugova.

BBC: Zoti Rugova, shqiptarėt e Kosovės ishin tė pėrkėdhelurit e perėndimit, por tani duket qė ky emėr ėshtė tronditur. A ju duket se keni shkatėrruar mundėsitė tuaja pėr pavarėsi ?

Rugova: Unė mendoj se jo, dhe kėrkoj mirėkuptim nga perėndimi, dmth, nga Unioni Evropian, SHBA sepse ne kemi bėrė njė progres shumė tė madh dhe trazirat qė ndodhėn kėto ditė duhet t'i qetėsojmė dhe tė vazhdojmė rrugėn e progresit tė Kosovės. Prandaj, mendoj se ka ardhur momenti qė tė gjithė tė mendojmė, si perėndimi, ashtu edhe ne, qė tė bėhet njohja normale e pavarėsisė sė Kosovės, sepse ajo do tė stabilizonte Kosovėn, rajonin. Edhe pėr Evropėn do tė ishte shumė mė mirė dhe pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės po ashtu. Kjo do tė qetėsonte popullin e Kosovės. NATO do tė vazhdonte prezencėn, UNMIK-u do tė kishte njė rol monitorues dhe kjo do tė ishte mė mirė sepse kemi bėrė progres shumė tė madh. Trazirat e kanė dėmtuar pak imazhin e Kosovės, por ne autoritetet e Kosovės duhet tė kemi mė shumė kompetenca. Ndėrsa me njohjen e pavarėsisė tė Kosovės, njė pjesė e ekstremistėve do tė humbnin letrėn e vet, sepse ata ende thonė, Kosova nuk ėshtė njohur dhe se nuk ėshtė bėrė asgjė, prandaj edhe ata mund te manipulojnė me njerėz.

BBC: Si do t'i luftoni ekstremistėt nė mesin tuaj?

Rugova: Pas kėtyre ngjarjeve, me ta do tė merret UNMIK-u, policia e UNMIK-ut, KFOR-i dhe ne me ato kompetenca qė kemi. Nuk kemi shumė kompetenca, por tė gjithė sė bashku.

BBC: Duhet tė ketė diēka mė shumė qė ju mund tė bėni...?

Rugova: Ju lutem, kėto unė kėto ditė jam i interesuar ta qetėsojmė gjendjen dhe s' dėshiroj tė hyj nė ēėshtjen e kompetencave, por momentalisht jam njė autoritet moral dhe e bėj atė ē'ka mundem . Edhe kėto ditė e kam bėrė dhe ka pasur sukses. Por vėrtet duhet tė mendojmė seriozisht me UNMIK-un, me bashkėsinė ndėrkombėtare, qė tė gjejmė zgjidhje qė tė jemi mė efikas. Pastaj, pa njohjen e pavarėsisė sė Kosovės - ne kemi mbėrritur nė fazėn e zhvillimit ekonomik - nuk mund tė marrim kredi, nuk mund tė zhvillohemi, ndėrsa ka ardhur koha tė zhvillohemi, sepse janė kryer shumė punė, progresi ėshtė i arritshėm, ndėrsa nėse nuk bėjmė diēka mund tė ketė degjenerime. Kėto trazirat e fundit ishin shenjė se mund tė degjenerohen gjėrat. Prandaj, nuk dua tė bėhem bajat, por pavarėsia ėshtė ēėshtje vitale pėr Kosovėn, por kjo do ta qetėsonte rajonin.

BBC: A ėshtė koha tani qė t'ju ofrohet mė shumė serbėve pėr tė fituar lojalitetin e tyre?

Rugova: Ne iu kemi ofruar gjatė kėtyre, gati pesė vjetėve, serbėve dhe janė integruar nė planin administrativ, janė nė Parlament, nė Qeevri kanė dy ministra. Pastaj, marrin pjesė nė pushtetin komunal dhe nė disa komuna ku janė shumicė ata udhėheqin, shqiptarėt nuk bėjnė probleme. Ėshtė ēėshtje qė kėrkon pak mė shumė kohė edhe pėr komunikim mes shumicės shqiptare dhe serbėve, prandaj ne iu kemi ofruar, por pėr fat tė keq ende nuk e kanė pranuar, pjesa mė e madhe e tyre. Njė pjesė ende mendon me logjikėn e vjetėr, me Beogradin, e tė tjera, dhe derigjon nga Beogradi, pėr fat tė keq, ndėrsa me njohjen e pavarėsisė, edhe integrimi i tyre do tė ishte mė i shpejtė. Shqiptarėt do t'i pranonin, sepse nuk do tė kenė mė frikė pėr tė ardhmen. Edhe serbėt do tė pranonin tė integrohen dhe tė jetojnė nė Kosovė dhe tė jenė qytetarė dhe sė bashku ta ndėrtojmė Kosovėn.

BBC: A mund t'ju ofroni tani tė drejta edhe mė tė pėrparuara, madje edhe para pavarėsisė?

Rugova: S'e di ēfarė t'ju ofrojmė mė shumė. Ata kanė vende tė rezervuara nė parlament. Kanė fituar me vota, pastaj ne nėpėr vendbanimet e tyre kemi buxhet special. Policėt kosovarė-serbė janė prezent, ambulancat, shkollat, tė gjitha i kanė. Edhe gjuha e tyre ėshtė gjuhė zyrtare. Don tė thotė, janė tė drejta qė janė tė pranuara nė botė, nė Evropė, ndoshta edhe mė shumė. Prandaj, ata duhet t'i ushtrojnė kėto tė drejta dhe tė tregojnė vullnet pėr integrim nė Kosovė.

BBC: Kush do tė paguajė pėr shtėpitė dhe kishat e tyre qė tė rindėrtohen?

Rugova: Ne do tė bėjmė pėrpjekje nga buxheti ynė dhe nga fondacionet e ndryshme qė t'i ndėrtojmė ato, edhe objektet fetare, edhe kėto objektet publike qė janė dėmtuar. Po ashtu, pėr fat tė keq janė dėmtuar edhe shtėpi tė shqiptarėve, jo vetėm tė serbėve, por do tė bėjmė pėrpjekje t'i rindėrtojmė. Qeveria, pėr kėtė tashmė ka marrė vendim dhe do tė sigurojmė mjetet pėrkatėse.

BBC: Nėse Kosova bėhet sikurse e doni ju, nėse bėhet e pavarur, a do tė jeni nė gjendje t'i mbroni serbėt dhe pakicat e tjera. A ėshtė e mundur tė ketė pėrsėri pėrndjekje tė serbėve.

Rugova: Jo, jo! Do t'i mbrojmė, do t'i mbrojmė dhe me pavarėsi do tė kemi mė shumė fuqi qė ta bėjmė kėtė. Do t'i mbrojmė, unė flas edhe nė emėr tė qytetarėve tė Kosovės. Ekziston toleranca tek qytetarėt, por qė e ka shkatėrruar lufta, mirėpo ne do t'i mbrojmė me tė gjitha mjetet dhe ata do tė jenė qytetarė tė barabartė tė Kosovės me tė gjitha tė drejtat.

BBC: Nėse shkon fjala e Beogradit, nėse bashkėsia ndėrkombėtare imponon njė zgjidhje tė stilit tė Dejtonit pėr kėtė vend dhe ka kantonizim apo ndarje tė Kosovės, ē'ka do tė ndodhte atėherė?

Rugova: Sė pari, po them se Beogradit duhet t'i thuhet jo! Se qėllimi i Beogradit tash ėshtė tė destabilizojė Kosovėn e pastaj nesėr edhe fqinjėt e tjerė. Pėr shembull, Maqedoninė, Bosnjėn, Malin e Zi me tė cilin tash kanė njėfarė marrėveshje, ndoshta edhe Kroacinė. Njė, Beogradi ėshtė duke zhvilluar njė politikė tė intensitetit tė ulėt tė konflikteve, pra ta mbajė krejt rajonin nė tension. Dy, unė s'dėshiroj t'i pėrmendi kėto fjalė, nuk vjen nė konsiderim njė kantonizim i Kosovės e tė tjera, sepse kėtu ėshtė njė shumicė e madhe shqiptare dhe pakicat. Serbėt qė janė pakica mė e madhe, pastaj boshnjakėt, turqit, romėt e tė tjerė dhe nėse fillojmė nė krejt rajonin tonė, tė fillojmė me vija etnike, atėherė do tė kemi ērregullime tė reja dhe lufta tė reja. Unė prandaj kėrkoj nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara tė mos e lejojnė kėtė. Pra, Kosova tė njihet nė kufijtė e sotėm dhe ne do tė sigurojmė tė drejta pėr tė gjithė.

BBC: Ėndrra, ideja e njė Kosove multietnike ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'u besuar nė kėtė moment, kur nuk ka serbė qė tė jetojnė kėtu nė kryeqytetin e Kosovės, Prishtinė.

Rugova: Kosova edhe sot ėshtė multietnike, ndėrsa ēėshtjen e multietnicitetit duhet ta kuptojmė nė plan tė komunikimit e tė tjera, pra ėshtė shumica shqiptare dhe pakica serbe qė ėshtė pesė pėr qind nė krejt Kosovėn, janė mbi 100 mijė nė Kosovė sot. Mirė, nė kėto incidente janė larguar njė pjesė prej qendrave, por ata pėrsėri janė nė Kosovė, po flas pėr krejt Kosovėn, dhe ėshtė e mundshme tė ketė njė komunikim ndėretnik shumėetnik, por edhe kjo kėrkon edhe kohė. Nuk mundemi menjėherė. Po them, me njohjen e pavarėsisė edhe kjo tė ishte mė e mundshme dhe mė e lehtė, ndėrsa nė kėtė gjendje ėshtė mė vėshtirė tė punohet.

BBC: Nė fund, nėse keni ndonjė mesazh pėr serbėt e Kosovės, cili do tė ishte ai?

Rugova: Mesazhi im qė e kam thėnė disa herė ėshtė se pėrkundėr tė gjithave, ata duhet tė pranojnė tė integrohen nė shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės, tė tregojnė vullnet edhe nganjėherė kur kanė probleme dhe tė mos vetėizolohen, tė mos i dėgjojnė ekstremistėt e Beogradit. Sepse ata nuk janė tė interesuar pėr serbėt e Kosovės, janė tė interesuar pėr njė destabilizimim total. Beogradi ka tė drejtė tė interesohet pėr serbėt e Kosovės, por nuk ka tė drejtė ta destabilizojė Kosovėn dhe ne nuk duhet ta lejojmė kėtė.

BBC: Mesazhi juaj pėr shqiptarėt?

Rugova: Ajo qė e them vazhdimisht: ne si shumicė shqiptare e popullit tė Kosovės duhet t'i pranojmė minoritetet, grupet etnike dhe t'ju ofrojmė atyre siguri qytetare, psikologjike dhe publike. Ne, si shumicė duhet tė kemi pėrgjegjėsi pėr minoritetet, por edhe minoritetet duhet tė tregojnė vullnet pėr t'u integruar dhe pėr tė ndėrtuar Kosovėn sė bashku.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake