|
Zhvillimet "nė favor tė ndarjes" | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Botuesi i tė pėrditshmes Koha Ditore, Veton Surroi, thotė se zhvillimet e fundit nė Kosovė po forcojnė obsionin e ndarjes sė saj. Seladin Xhezairi bisedoi me zotin Surroi dhe fillimisht e pyeti se si e vlerėsonte ai kėtė pėrshkallėzim mė tė ri tė dhunės ndėretnike? Zoti Surroi: Unė mendoj se kemi tė bėjmė me njė krizė tė pėrgjithshme tė modelit qeverisės nė Kosovė i cili ka sjellė nė stagnim dhe i cili, fatkeqėsisht, fillimisht krijoi momentin qė njė incident, njė shprehje e dhunės tė akumulojė kaq energji shkatėrruese. Mė pastaj, unė besoj qė kemi mbėrritur edhe nė fazėn e dytė kur kjo dhunė ėshtė e dirigjuar dhe organizuar qartazi. E organizuar me pretendime qė, nga njėra anė tė frikėsojė popullatėn serbe dhe ta dėbojė atė nga pjesa e Kosovės qendrore, duke shkatėrruar edhe objektet religjioze serbe dhe, nga ana tjetėr tė drejtojė mllefin e popullatės kundėr UNMIK-ut dhe KFOR-it, gjėra kėto deri tani absolutisht tė pa paramendueshme. BBC: Nė kėtė rrafsh, shtrohet edhe ēėshtja e pėrgjegjėsisė tė faktorit ndėrkombėtar ashtu dhe e institucioneve vendore. Ishin nė nivel tė detyrės kėto organizma apo? Zoti Surroi:Absolutisht jo. Ėshtė shumė e qartė dhe kritikat qė i bėhen UNMIK-ut ē'prej kohėsh, pėr zvarritje e tė tjera nuk janė marrė parasysh. UNMIK-u mendon ende se mund tė kontrollojė situatėn, kurse kjo gjendje tregoi se nuk mund ta kontrollojė atė. Por, po ashtu u tregua se nė Kosovė nuk ka as autoritet politik e as autoritet institucional vendor i cili, gjithashtu, do ta merrte situatėn nė dorė, kėshtu qė kemi pasur gjatė 72 orėve tė fundit shprehje tė qartė tė anarkisė. BBC: Zoti Surroi, sa janė tė qėndrueshme arsyetimet e pėrfaqėsuesve tė institucioneve vendore se nuk mund tė kėrkohet pėrgjegjėsi prej tyre sepse, sikundėr thonė, nuk kanė kompetenca? Zoti Surroi: Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė, por po ashtu ėshtė pjesa tjetėr e sė vėrtetės qė kėto institucione nuk kanė demonstruar as invencion politik, as energji, as vullnet tė mjaftueshėm, qė tė marrin kompetenca. Dhe, ėshtė shumė vėshtirė qė kėtyre institucioneve tė zbehta dikush t'u japė diēka kur nuk shihet se e meritojnė shumė. BBC: Karshi kėsaj, zyrtarė tė lartė serbė, krahas riangazhimit pėr kantonizimin apo ndarjen e Kosovės, kėto ditė kanė lėnė tė kuptohet qartė se janė tė interesuar pėr rikthimin ushtarako-policor nė Kosovė. Si e shikoni kėtė disponim tė palės serbe? Zoti Surroi: Kthimi ushtarako-policor ėshtė formė presioni ndaj UNMIK-ut, ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare dhe ndaj vetė kosovarėve pėr tė pėrfituar nga kjo gjendje. Regjimi serb, jo vetėm ky, por qė prej Milosheviqit, pra kjo ėshtė qeveria e tretė, reagon pothuajse nė formė tė njėjtė konceptuale, pėr ruajtje - mbajtjen e institucioneve paralele, pėr tė instrumentalizuar popullatėn serbe nė Kosovė kundėr administrimit ndėrkombėtar dhe kundėr ngritjes institucionale kosovare dhe pėr mbajtjen e ndarjes fizike tė Kosovės si njė pozicion negociator nė negociatat e ardhshme rreth statusit, nė mėnyrė qė tė pengohet pavarėsimi i plotė i tėrėsisė tokėsore kosovare. BBC: Dhe, kur ėshtė fjala pėr kėtė, mendoni se kėto zhvillimet e fundit do tė zvarrisin ose pėrshpejtojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės? Zoti Surroi: Ėshtė problemi i faktorit kohė, por njėri prej problemeve i cili del tani nė sipėrfaqe, pas kėsaj dhunės sė kėtyre ditėve, ėshtė se gjithnjė e mė fuqimisht do tė forcohet obsioni i ndarjes sė Kosovės, pikėrisht pėr shkak tė dėbimit tė popullatės serbe me dhunė nga Kosova qėndrore dhe ky do tė jetė njėri prej problemeve shumė tė theksuara edhe nė marrėdhėniet Kosovė-Serbi, por edhe nė formėn e ndėrhyrjes sė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||