BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E premte, 19 mars 2004 - 17:36 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
28 tė vrarė nė tre ditė protestash
 
Turmat e protestuesve kontrollohen nga forca tė mėdha policore
Gjendja ėshtė ende e tensionuar nė Kosovė
Zyrtarė tė policisė ndėrkombėtare thonė se gjatė tre ditėve tė protestave tė dhunshme nė Kosovė kanė gjetur vdekjen 28 persona.

Zėdhėnėsi i policisė Derek Chappel thotė se mungesa e saktėsisė nė nuimrin e viktimave ka ardhur pėrshkak se incidentet kanė ndodhur nė vende tė ndryshme dhe viktimat janė derguar nė spitale tė ndryshme.

Ai tha se deri tani janė evidentuar 600 tė plagosur prej tė cilėve 22 janė rėndė. Nė mes tė tė lėnduarve janė edhe 100 policė, njėri prej tė cilėve ėshtė qėlluar me armė zjarri nė kėmbė.

Duke bėrė njė blanc tė dėmeve tė shkaktuara, zoti Chappel tha se gjatė dhunės janė shkatėrruar 16 kisha ortodokse serbe dhe 110 shtėpi serbe.

Qetėsi e tensionuar

Situata nė Kosovė ėshtė e qetė por mjaft e tensionuar. Nė kryeqytetin e Kosovės, Prishtinė, vėrehen forca tė mėdha tė policisė dhe tė paqėruajtėsve ndėrkombėtarė.

Tashmė ėshtė bėrė njė gjė farė e zakonshme qė nė rrugėt e Kosovės, tė shihen gjithnjė e mė shpesh automjete tė blinduara tė misionit tė OKB-sė apo tė KFOR- it.

Korrespondentja e BBC-sė nė Mitrovicė thotė se gjendja atje ėshtė mė e qetė. Nuk ka pasur protesta ndėrsa jeta ka filluar tė normalizohet.

Trupat e KFOR-it kanė filluar qė nė mėngjes njė aksion tė gjerė tė kėrkimit tė armėve tė paligjshme nė rajonin "Tre Rrokaqiejt" nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

Gjatė kėtij operacioni ka pasur disa shpėrthime. Gjatė gjithė natės janė dėgjuar tė shtėna tė shumta nė tė dy anėt e qytetit.

Ura kryesore qė ndan dy anėt e qytetit, atė shqiptare dhe serbe, dhe njė hapėsirė e gjėrė rreth saj ka kaluar nėn kontrollin e forcave tė KFOR-it.

Nga zona e mirėbesimit nė Mitrovicė tė enjten nė mbrėmje ėshtė evakuar stafi civil ndėrkombėtar, i cili ėshtė zhvendosur nė kampin ushtarak tė KFOR-it nė Maxhunaj tė Vushtrisė.

Ura e pėrforcuar

Forca tė mėdha tė njėsisė speciale tė policisė dhe KFOR-it kanė vendosur kordone disa qindra metra larg urės dhe tė gjitha lėvizjet nė kėtė zonė janė tė ndaluara.
 Situata ka qenė shumė, shumė e rėndė dhe tani ne jemi nė pikėn ku ēdo skenė mund tė shpėrthejė.
 
Gjenerali Xavier Michel i KFOR-it

KFOR-i ka zgjeruar zonėn e mirėbesimit edhe te "Tre rrokaqiejt" dhe rrugėt qė ēojnė nė kėtė lagje. Edhe nė kėtė pjesė ka filluar tė aplikohet ora-policore nga ora 19:00 deri nė ora 06:00 tė mengjėsit.

Pėrmes njė urdhėrese KFOR-i i ka kėshilluar qytetarėt qė tė mos dalin jashtė dhe tė mos qėndrojnė afėr dyerve e dritareve.

"Ēdo qytetar qė bart armė brenda zonės sė mirėbesimit, do tė qėllohet pa paralajmėrim," thuhet nė urdhėresėn e KFOR-it.

Komandati i brigadės shumėkombėshe veri-lindje, gjenerali Xavier Michel, ka pėrgėnjeshtruar informacionet pėr vdekjen e njė ushtari tė tij nė Mitrovicė, por ka konfirmuar se gjatė trazirave atje janė palgosur 16 ushtarė, prej tė cilėve njėri rėndė.

Gjenerali Michel tha se situata nė Mitrovicė ėshtė ende e brishtė dhe mund tė shpėrthejė.

"Mund t'iu them se situata ka qenė shumė, shumė e rėndė dhe tani ne jemi nė pikėn ku ēdo skenė mund tė shpėrthejė, posa tė kemi ndonjė turmė qė provon tė kalojė lumin Ibėr," tha gjenerali Michel.

Kėrkime pėr tė mbyturin

Nė fshatin Ēabėr tė Zubin Potokut po vazhon aksioni i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės dhe fshatarėve pėr gjetjen e trupit tė pajetė tė fėmijės sė tretė, Florent Veselit, i cili bashkė me dy fėmijė tė tjerė shqiptarė, humbėn jetėn tri ditė mė parė nė lumin Ibėr, sipas dėshmitarėve, ndėrsa po iknin nga serbė lokalė qė po i ndiqnin me njė qen.

Ngjarja tragjike nė fshatin e vetėm shqiptar nė komunėn e Zubin Potokut nisi valėn e dhunės nė tėrė Kosovėn.

Data e varrimit tė fėmijėve tė mbytur nė lumin Ibėr nė Ēabėr ende nuk ėshtė caktuar.

Kufomat ndodhen nė morgun e Rahovecit dhe sipas familjarėve espertiza e tyre nuk ka pėrfunduar.

Njoftimet flasin se rrugėt nė drejtim tė Gjilanit dhe Shkupit ende janė tė mbyllura nė dy fshatrat me popullsi serbe, nė Graēanicė dhe nė Ēagllavicė, megjithėse kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, tha se ka marrė premtime pėr zhbllokimin e tyre.

Njoftohet se forcat amerikane tė KFOR- it kanė bllokuar hyrje-daljet pėr nė qytetin e Vitisė, qė gjendet nė jug-lindje tė Kosovės.

 
 
LOKALE
 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake