|
Tė paktėn 22 tė vdekur nė Kosovė | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Njėzet e dy tė vdekur e qindra tė plagosur.Ky ėshtė epilogu i protestave tė djeshme tė dhunshme nė Kosovė. OKB-ja, NATO dhe ShBA-tė kanė bėrė thirrje pėr qetėsi pas pėrleshjeve midis shqiptarėve dhe serbėve. Protestat e fundit nė Kosovė kanė pasur njė shtrirje akoma mė tė madhe nė orėt e mbrėmjės tė sė mėrkurės. Protestat kanė qenė mė tė theksuara nė Prishtinė e rrethinat e saj. Shtabi i Krizės i formuar pas situatės sė krijuar, tė enjten nė mėngjes ka njoftuar pėr tė paktėn 16 persona tė vrarė, ndėrkohė qė burime nga forcat ndėrkombėtare thonė se kjo shifėr ėshtė mė e lartė, 18. Skėnder Murati, shef i shtabit tė krizes i tha BBC-sė se ka pasur edhe shumė tė plagosur. "Deri nė orėn dy pas mesnate kemi tė konfirmuar 16 tė vdekur dhe rreth 600 tė plagosur, tė cilėt po kurohen nė qendra tė ndryshme spitalore tė Kosovės," tha zoti Murati. Situata ėshtė pėrshkallėzuar edhe gjatė natės sė kaluar. Nė Prishtinė protestat janė bėrė mė tė dhunshme e janė dėgjuar edhe shpėrthime tė fuqishme. Protestuesit, thotė korrespondenti i BBC-sė, kanė djegur edhe disa makina tė Kombeve tė Bashkuara, ndėrsa njoftohet edhe pėr njė tė vrarė. Janė djegur edhe disa prona tė serbėve nėpėr vendbanime tė ndryshme tė Kosovės. Nuk janė kursyer as disa kisha dhe objekte fetare ortodokse nė Prizren, Gjakovė, Pejė, nė Ferizaj dhe qytete tė tjera. Pas njė takimi tė shefit tė UNMIK-ut, Hari Holkeri me udhėheqėsit e institucioneve e tė partive kryesore politike tė Kosovės dhe shefat e zyrave tė vendeve anėtare tė kuintit tė akredituar nė Prishtinė, ėshtė bėrė thirrje pėr dhėnien fund tė dhunės. "48 orėt e fundit kanė qenė tė tmerrshme dhe shokuese pėr popullin e Kosovės, por dhuna duhet tė ndalet, dhe duhet tė ndalet menjėherė. Nuk ka anjė arsyetim pėr ndonjė sulm ndaj tė tjerėve ose pėr akte hakmarrėse. Kurrė nuk mund tė ekzistojė njė arsye pėr tė sulmuar ose pėr tė ngacmuar fqiun. Aktet e tilla janė tė patolerueshme. Ato janė turp pėr ne tė gjithė,"- thuhet nė deklaratė. Ndėrkohė edhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci i ka bėrė thirrje qytetarėve pėr vetėpėrmbajtje dhe gjakftohtėsi. Por njėherėsh ai thotė se pa pėrcaktimin e statusit tė Kosovės marrėdhėniet ndėretnike do tė vazhdojnė tė jenė tė tensionuara. Ai, nė njė intervistė pėr BBC-nė, riafirmoi angazhimin pėr ripėrcaktimin e statusit tė UNMIK-ut. Shtypi kosovar pėr protestat Analisti kosovar, Veton Surroi thotė se pėr problemin e Mitrovicės duhet tė ekzistojė njė ofertė, duhet tė ekzistojė njė zgjidhje. Ai nė njė koment tė botuar nė tė pėrditshmen "Koha Ditore", vlerėson se ngjarjet e djeshme shėnojnė "vdekjen tragjike tė njė politike dhe njerėzve nga ajo. Kosova prej sot po hyn nė garėn vetėshkatėrruese, ku garues janė politika e dėshtuar dhe dhuna qė marrin jeta njerėzish". Tė pėrditshmet e tjera kosovare, nė faqet e para sjellim njoftime me fotografi me pamje trishuese nga zhvillimet e djeshme. E pėrditshmja "Zėri" vlerėson se "Kosova e 18 marsit ėshtė me vite prapa Kosovės sė 16 marsit dhe kjo do ketė pasoja tė rėnda pėr tė ardhmen e saj". Ndėrkaq "Bota sot" pėr zhvillimet e djeshme fajėson "terrorin serb qė po vepron nė Kosovė", ndėrsa "Epoka e re" pėr tė gjitha kėto zhvillme bėn fajtor "strukturat e UNMIK-ut tė cilat kanė toleruar strukturat paralele serbe nė Kosovė." |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||