 |  Zyrtari i ICG-sė thotė se udhėheqja kosovare nuk ka garantuar pakicat |
Zhvillimi i ngjarjeve nė Kosovė e ka pėrforcuar argumentin e atyre qė angazhohen pėr ndarjen e saj, meqė siguria e pakicave ėshtė vėnė nė pikėpyetje. Kėto komente pėr BBC-nė i bėri Nicholas Whyat, drejtori i programit pėr Evropėn i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizės (ICG), i cili pohoi se udhėheqėsit shqiptarė nuk kanė bėrė sa duhet qė tė sigurojnė se Kosova ėshtė vend ku pakicat do tė jenė tė sigurta. Ai thotė se ngjarjet e fundit tregojnė njė padurim me ngadalėsinė qė po ecet drejt zgjidhes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Arbėr Vllahiu bisedoi me zoti Whyat. BBC: A shėnon dėrgimi i trupave shtesė tė NATO-s nė Kosovė njė situatė dramatike? Zoti Whyat: Ėshtė e qartė se dje (e mėrkurė) kishim prishje tė rendit dhe se KFOR-i nuk ishte mundėsi tė kryente detyrėn e tij dhe tė mbrojė pakicat nė Kosovė. Dhe pėr kėtė mė shumė trupa janė tė nevojshme dhe mė vjen mirė qė do tė ketė pėrgjigje tė sigurisė nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare. BBC: Pra, po shohim se Kosova edhe pas pesė vjetėsh ėshtė ende e paqėndrueshme? Zoti Whyat: Ėshtė e qartė se udhėheqėsit shqiptarė nuk kanė bėrė sa duhet qė tė sigurojnė se Kosova ėshtė vend ku pakicat do tė jenė tė sigurta. BBC: Por a ka bėrė UNMIK-u sa duhet nė kėto vitet e fundit qė tė krijojė njė qėndrueshmėri, por edhe tė rindėrtojė Kosovėn? Zoti Whyat: Kombet e Bahskuara janė penguar nga statusi i vėshtirė ligjor i Kosovės meqė nė fakt ajo nuk ėshtė njė shtet sovran. Derisa tė mos zgjidhet sovraniteti do tė ketė ngadalėsim tė nismave ekonomike. Ne duhet tė themi se udhėheqėsit shqiptarė nė Kosovė kanė patur mundėsinė gjatė kėtyre viteve tė pasqyrojnė me kredibilitet Kosovėn si njė vend ku pakicat do tė jenė tė sigurta dhe ku njerėzit do tė mendonin se investimet janė tė sigurta. Kėto ngjarje tė djeshme (e mėrkurė) e kanė dėshmuar tė kundėrtėn dhe nuk ka njė argument tani tė mė bindin. BBC: Por pse kjo kohė pėr trazira? Zoti Whyat: Tė jem i sinqertė nuk kemi nevojė tė shikojmė larg pėr tė kuptuar se kjo ėshtė java e parė e pranverės nė Kosovė. Nėse shikoni nė historinė e Ballkanit, tė gjitha konfliktet serioze filluan nė kėtė periudhė kohore. Nė vitin 2001 Maqedonia, nė vitin 1998 Drenica, pastaj 1992 Sarajeva. Zakonisht marsi apo prilli janė muajt ku ka tendosje. Pra, ky ėshtė fakti mė i rėndėsishėm pėr mua. Por mbi tė gjitha ka patur njė rritje tė padurimit me OKB-nė me ndjenjėn se gjėrat po ecin shumė ngadalė drejt zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ka shumė pėrplasje ndėrmjet UNMIK-ut dhe Kuvendit tė Kosovės. BBC: Pra ju parashikoni mė shumė pėrshkallėzime? Zoti Whyat: Ta shohim. Nėse udhėheqėsit e Kosovės luajnė njė rol pozitiv dhe t'u thonė njerėzve tė tyre se sulmi mbi serbėt nuk do tė jetė njė taktikė e menēur politike, dhe nėse UNMIK-u dhe KFOR-i e rivendosin veten si garantė tė sigurisė, mendoj se ka gjasa tė mira pėr ta stabilizuar gjendjen. BBC: Pak kohė mė parė ju keni thėnė se Kosovės duhet t'i njihet pavarėsia. Ēka mendoni tani? Zoti Whyat: Mendoj se dita e fundit nė mėnyrė drastike e ka ngritur argumentin e atyre qė kėrkojnė ndarjen e Kosovės. BBC: Nėse e mora vesh mirė, ju mendoni se ka ardhur koha tani tė flitet pėr ndarje? Zoti Whyat: Mendoj se ėshtė ende heret tė vlerėsohet se cili ėshtė rezultati i ngjarjeve tė orėve tė fundit. Mendoj se shqiptarėt ė Kosovė duhet tė jenė tė vetėdijshėm se pasojat e ditės sė djeshme (e mėrkurė) e pėrforcojnė argumentin e atyre qė thonė se nuk ka siguri pėr minoritetet qė tė jetojnė nėn udhėheqjen e shqiptarėve. |