BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E enjte, 18 mars 2004 - 18:10 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Trazirat vazhdojnė nė Kosovė
 
Makinė e djegur gjatė trazirave nė Prishtinė
Protestat vazhdojnė nė qytete tė Kosovės
Trazirat e dhunshme nė Kosovė kanė vazhduar tė enjten me demonstrata nė Mitrovicė dhe qytete tė tjera.

Trupat e KFOR-it kanė pėrdorur gazin lotsjellės dhe plumba plastikė kundėr njė turme prej disa qindra shqiptarėsh tek tregu nė pjesėn jugore tė Mitrovicės.

Masa mė pas turma ėshtė zhvendosur afėr tė vetmės kishė ortodokse qė ndodhet nė pjesėn jugore tė Mitrovicės. Disa dhjetėra protestues kanė arritur tė hyjnė brenda nė kishė, prej nga ėshtė parė tė dalė tym i zi.

Turma e demonstruesve ėshtė zprapsur pas ndėrhyrjes sė forcave tė KFOR-it me gaz lotsjellės. Nuk ka njoftime pėr tė lėnduar.

Korrespondentėt nė vendin e trazirave thonė se kanė dėgjuar edhe tė shtėna.

Njė zėdhėnės i UNMIK-ut nė Mitrovicė, Gyorgy Kakuk, tha pėr BBC-nė se rreth mesditės situata dukej mė e qetė.

Ndryshe nga dita e enjte, numri i protestuesve nė Mitrovicė, ishte mė i vogėl, ndėrsa masat e sigurisė ishin mė tė mėdha.

Forca tė shumta tė njėsive speciale tė policisė kanė vendosur barrikada 400 metra larg urės qė ndan qytetin duke penguar pėrpjekjet e protestuesve qė tė depėrtojnė nė zonėn ku ndodhet administrata e UNMIK-ut dhe stacioni policor, ku nga mbrėmė ka filluar tė aplikohet ora policore.

Kuvendi Komunal i Mitrovicės ka mbajtur njė mbledhje tė jashtėzakonshme, ku ka dėnuar trazirat e ditės sė mėrkurė dhe ka ftuar qytetarėt qė tė jenė gjakftohtė dhe t'i lėnė organet komptente qė tė kryejnė punėn e tyre.

Demonstrata tė tjera

Nė kryeqytetin Prishtinė qindra nxėnės tė shkollave tė mesme e studentė u pėrleshėn me forcat e KFOR-it.

Ndėrkohė qė mijėra qytetarė kanė marshuar rrugėve te kryeqytetit duke brohoritur parulla pėr UCK-nė.

 Situata nė tėrėsi ėshtė nėn kontroll.
 
Refki Morina, zėdhėnėsi i SHPK-sė
Korrespondenti i BBC-sė nė Prishtinė thotė se protesta nisi e qetė nėpėr rrugėt kryesore tė qytetit para se demonstruesit tė konfrontoheshin me njė barrikadė tė forcave tė KFOR-it.

Disa qindra demonstrues nė Obiliq, nė periferi tė Prishtinės, i kanė vėnė flakėn gjatė orėve tė mėngjesit disa objekteve tė UNMIK-ut dhe serbėve.

Policia ka bllokuar qendrėn e Obiliqit. Situata atje nė mesditė paraqitej mė e qetė dhe ishte nėn kontrollin e policisė.

Demonstrata ka pasur edhe nė Pejė, nė Ferizaj, nė Prizren, nė Gjilan, dhe nė qytete tė tjera.

Zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės, Refki Morina, thotė se megjithė vėshtirėsitė e mėdha gjendja e pėrgjithshme ėshtė nėn kontroll tė organeve tė rendit.

"Situata nė tėrėsi ėshtė nėn kontroll," tha zoti Morina.

"Nė Graēanicė dhe nė Ēagllavicė, ende ka bllokadė tė rrugėve, ndėrprerje tė rrugėve kemi edhe nė disa pjesė tė Kosovės, mirėpo ato mund tė kalohen me njė kujdes mė tė shtuar," tha ai.

Zėdhėnėsi i policisė sė Kosovės tha se kufiri me Serbinė dhe Malin e zi, ėshtė i mbyllur.

"Me Maqedoninė janė tė hapura dy vendkalime kufitare, vetem pėr kėmbėsorė, ndėrkaq kufiri me Shqipėrinė ėshtė i hapur," tha ai.

Udhėheqja e Kosovės dhe UNMIK-ut kanė zhvilluar njė takim pėr tė diskutuar lidhur me gjendjen dhe masat pėr ndalimin e dhunės.

NATO ka njoftuar se njė kompani prej rreth 150 ushtarėsh ėshtė nisur pėr nė Kosovė nga Bosnja.

Njoftohet se dy kompani tė tjera, njė italiane dhe njė britanike, po pėrgatiten pėr t'u dėrguar menjėherė nė Kosovė pėr tė pėrforcuar kontigjentin paqeruajtės prej rreth 17 mijė trupash.

 
 
LOKALE
 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake