BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E enjte, 18 mars 2004 - 16:16 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Goditet ambasada shqiptare nė Beograd
 
Xhamia e Nishit e djegur nga protestuesit serbė
Xhamia e Nishit e djegur nga protestuesit serbė
Njoftohet se kreu i kėshillit tė qeverisė sė Beogradit pėr Kosovėn, Nebojsha Ēoviq, ndodhet nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

Burime serbe thonė se zoti Ēoviq ka biseduar me shefin e UNMIK-ut, Hari Holkeri, dhe ka kėrkuar garantimin e sigurisė sė serbėve, tė pronave tė tyre dhe tė objekteve tė shenjta tė Kishės Ortodokse Serbe.

Nė Beograd kanė vazhduar protestat e serbėve nė mbrojtje tė bashkėpatriotėve tė tyre nė Kosovė.

Njoftimet nga Beogradi flasin se para selisė sė qeverisė serbe janė tubuar mijėra njerėz nė mbėshtetje tė serbėve nė Kosovė.

Njė kolonė njerėzish ėshtė nisur nė drejtim tė ambasadės amerikane dhe asaj shqiptare.

Njė zyrtar i ambasadės shqiptare nė Beograd, kėshilltari i ambasadės Xhevdet Osmani, tha se qindra vetė ishin mbledhur tė enjten nė mėngjes para ambasadės dhe kishin qėlluar me gurė nė drejtim tė ndėrtesės.

"Kanė qenė disa qindra protestues, ambasada ka qenė e rrethuar me forca tė shumta policore, disa kordonė, tė cilat mbrojtėn sigurinė e ambasadės," tha zoti Osmani pėr BBC nė shqip.

"Nė momentin qė protestuesit filluan tė qėllonin me gurė dhe me mjete tė tjera tė forta atėhere policia ndėrhyri dhe protetuesit janė shpėrndarė," tha ai duke shtuar se nė qendėr tė Beogradit po zhvillohej njė demonstratė e madhe.

Tė mėrkurėn nė mbrėmje protestat nė Beograd morėn pėrmasa tė dhunshme. Ėshtė djegur xhamia e vetme nė kryeqytetin serb dhe njė tjetėr nė qytetin e Nishit.

Njoftimet flasin se ka pasur tė lėnduar si midis protestuesve ashtu dhe policėve serbė, qė u pėrpoqėn tė kontrollonin dhunėn.

Sikurse dhe gjatė natės sė kaluar, edhe sot, protesta tė dhunshme ka pasur edhe nė Novisad, kryeqytet i krahinės sė Vojvodinės.

Njoftohet se ėshtė djegur flamuri i kėsaj province dhe nė shėnjestėr tė kritikave ėshtė gjetur edhe kryetari i parlamentit tė krahinės, Nenad Ēanak, i cili ka kritikuar ashpėr politikėn e autoriteteve serbe ndaj Vojvodinės.

Gjatė protestave nė disa qytete tjera tė Serbisė ka pasur edhe sulme ndaj pronave tė pakta tė shqiptarėve.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake