BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E mėrkurė, 17 mars 2004 - 18:24 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Shtatė tė vrarė nė pėrleshje nė Mitrovicė
 
Pėrleshje nė Mitrovicė
Pėrleshjet shpėrthyen pas mbytjes sė tė paktėn dy fėmijėve shqiptarė nė lumin Ibėr
Njoftimet nga Kosova bėjnė tė ditur se tė paktėn shtatė persona janė vrarė dhe rreth 200 janė plagosur nė pėrleshjet midis serbėve dhe shqiptarėve nė qytetin e ndarė tė Mitrovicės.

Tė dy palėt kanė shkėmbyer zjarr armėsh dhe granadash kur u pėrleshėn nė mėngjes nė njė urė qė ndan qytetin e Mitrovicės.

Njoftimet nga Mitrovica flasin pėr zjarr sporadik armėsh, por policia ndėrkombėtare nuk mund tė konfirmojė se nga vijnė tė shtėnat.

Forcat ndėrkombėtare kanė vendosur gjendjen e shtet-rrethimit nga ora 19:00 deri nė orėn 07:00 tė mėngjesit nė Mitrovicė pas pėrleshjeve.

Paqeruajtėsit e NATO-s kanė pėrdorur gaz lotsjellės dhe plumba plastikė nė pėrpjekje pėr tė kontrolluar dhunėn.

Komandati i KFOR-it pėr Kosovėn veriore, Xavier Mishel, e pėrshkoi ditėn si tė jashtėzakonshme, ndėrsa shprehej i shqetėsuar me sasinė e madhe tė armatimit qė ishte pėrdorur nga popullata civile.

"Ka qenė njė ditė shume e keqe pėr Mitrovicėn dhe tėrė Kosovėn," tha gjenerali Mishel.

"Ka qenė njė ditė e vėshtirė edhe pėr trupat franceze tė KFOR-it, kemi 10 tė plagosur, dy prej tyre me plagė serioze," tha ai.

"Ushtarėt tanė janė qėlluar ndėrsa po pėrpiqeshin tė mbronin popullatėn civile," tha gjenerali Mishel.

Kjo ėshtė dhuna mė e rėndė nė Mitrovicė qė kur nėntė persona u vranė nė pėrleshje midis tė dy komuniteteve katėr vjet mė parė.

Njė zėdhėnės i policisė ndėrkombėtare, Derek Chappel, tha pėr BBC-nė se ka patur njoftime pėr trazira edhe nė disa qytete tė tjera tė Kosovės pėrfshirė Fushė-Kosovėn, ku ėshtė sulmuar shtėpia e shėndetit, pastaj nė Belo-Pole nė afėrsi tė Pejės, nė Vushtrri, nė Lipjan, ku u sulmua selia e OKB-sė.

Pėrleshjet ndodhin pas disa ditėve tė tensionuara pas plagosjes sė njė tė riu serb dhe mbytjes sė tė tre fėmijėve shqiptarė nė lumin Ibėr. Tė dyja palėt fajėsojnė njėra-tjetrėn pėr kėto dy incidente.

Dėnohet dhuna
 U bėj thirrje qytetarėve tė Mitrovicės tė tėrhiqen nga protestat dhe tė qetėsohet gjendja.
 
Ibrahim Rugova, president i Kosovės

Udhėheqėsit e lartė tė Kosovės, pėrfshirė shefin e UNMIK-ut, Harri Holkeri, e presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova, e dėnuan dhunėn dhe kryeministri Bajram Rexhepi po drejton operacionin pėr rivendosjen e qetėsisė nė qytetin e Mitrovicės.

Presidenti Rugova bėri thirrje pėr ndalimin e protestave.

"U bėj thirrje qytetarėve tė Mitrovicės tė tėrhiqen nga protestat dhe tė qetėsohet gjendja, sepse eskalimi i gjendjes nuk ėshtė nė tė mirė tė Kosovės," tha zoti Rugova.

"Kėrkojmė nga tė gjithė qytetarėt e Kosovės tė punojmė sė bashku pėr forcimin e sigurisė dhe ruajtjen e rendit," tha ai.

Nė Beograd, qeveria serbe po mban njė takim emergjent tė qeverisė.

Ish-zėvendėskryeministri serb dhe drejtuesi i Qendrės Koordinuese tė Beogradit pėr Kosovėn, Nebojsha Ēoviq, tha se situata ėshte tepėr "e vėshtirė dhe e rrezikshme".

"I bėj thirrje KFOR-it dhe UNMIK-ut qė tė ndėrmarrin gjithēka me qėllim tė ndarjes sė palėve," tha ai.

Zopti Ēoviq shprehu keqardhjen pėr vdekjen e fėmijėve shqiptarė.

"Unė shpreh brengosjen dhe keqardhjen time pėr vrasjen e tre fėmijėve shqiptarė, njeriu ėshtė njeri, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tij fetare ose kombėtare," tha ai.

Qindra tė plagosur

Qindra shqiptarė u mblodhėn tė mėrkurėn nė mėngjes nė pjesėn jugore tė qytetit tė ndarė pėr tė shprehur indinjatėn e tyre pas mbytjes sė djemve shqiptarė. Serbėt qė kontrollojnė pjesėn veriore u grumbulluan gjithashtu.

Paqeruajtėsit bllokuan urėn pėr tė ndarė serbėt dhe shqiptarėt duke pėrdorur gazin lotsjellės, plumbat plastikė dhe granadat paralizuese.

Kur shqiptarėt u pėrpoqėn tė kalojnė me forcė urėn pati tė shtėna armėsh.

Katėr shqiptarė dhe tre serbė besohet se kanė vdekur nė pėrleshje. Burime tė spitalit thanė se 250 vetė janė plagosur.

Ushtarėt francezė janė plagosur nga gurėt dhe copėzat e njė granade, tha kapiteni Athanasios Zormbas, zėdhėnės i KFOR-it.

 
 
LOKALE
 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake