BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E premte, 12 mars 2004 - 09:45 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Edhe BDI me kandidat tė vetin
 
Partia shqiptare nė Qeverin Maqedonisė, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, do tė dalė me kandidatin e saj pėr president. Ky vendim ėshtė marrė nė njė takim tė Kryesisė sė kėsaj force tė zhvilluar nė Tetovė, tė enjten nė mbrėmje.
Presidenti i ndjerė, B.Trajkovski
Kush do tė jetė pasardhėsi i tij

Nuk ėshtė bėrė publik emri i kandidatit, por kėtė do ta caktojė kryetari i saj Ali Ahmeti.

Ndėrkaq, edhe partia tjetėr shqiptare nė opozitė, ajo pėr Prosperitet Demokratik, pritet qė sot pas dite tė marrė vendim se cili do tė jetė kandidati i vet pėr zgjedhjet e ardhshme, pasi dėshtoi nisma e saj qė shqiptarėt tė dalin me njė kandidat tė vetėm .

Mė herėt, edhe forca kryesore opozitare e shqiptarėve nė Maqedoni, Partia Demokratike, bėri tė ditur se sė shpejti do tė shpallė emrin e kandidatit tė saj.

Nė zgjedhjet e fundit presidenciale tė para katėr vjetėve, PDSh-ja mbėshteti kandidatin e VMRO-DPMNE-sė, tė ndjerin Boris Trajkovski, qė i siguroi fitoren nė raundin e dytė tė zgjedhjeve, ndėrkohė qė pėr kėto zgjedhje ėshtė gati e sigurtė se partia shqiptare nė pushtet e Ali Ahmetit do t'ju bėj thirrje shqiptarėve tė votojnė kandidatin e partnerit nga koalicioni qeverisės, LSDM-sė sė kryeministrit Branko Cėrvenkovski.

Korrespondenti i BBC-sė nė Shkup thotė se sidoqoftė javėn e ardhshme do tė dihen emrat e tė gjithė kandidatėve tė partive qė do tė marrin pjesė nė zgjedhjet e parakohshme presidenciale tė 14 prillit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake