 |
|
 |
| |
| Botuar: E enjte, 11 mars 2004 - 18:23 CET |
| |
| Afati pėr deklarimin e pasurive po afron |
|
|
Rreth pesė mijė zyrtarė dhe funksionarė tė lartė nė Shqipėri duhet tė deklarojnė pasuritė personale brenda muajit mars, nė bazė tė njė ligji tė ri qė synon tė sjellė njė kontribut mė shumė nė luftėn kundėr korrupsionit.
Me anė tė njė publiciteti nėpėr televizione, njė shoqatė joqeveritare ka filluar numėrimin nė zbritje pėr ditėt qė u kanė mbetur funksionarėve tė lartė tė shtetit, deputetėve dhe qeveritarėve, deri nė 31 mars.
Deri atėherė, ata duhet tė kenė dorėzuar tė plotėsuar njė formular me rreth 20 fletė pranė inspektoriatit tė lartė pėr deklarimin e pasurive.
Aty duhet tė shpjegohen hollėsisht lloji dhe mėnyra e fitimit tė pasurive personale dhe tė rrethit tė ngushtė familjar tė zyrtarėve.
Disa prej tyre i kanė cilėsuar tė ekzagjeruara kėrkesat e formularit dhe mėsohet se deri tani fare pak zyrtarė e kanė plotėsuar detyrimin ligjor.
Ēėshtja e pasurive tė zyrtarėve dhe korrupsioni i pėrhapur nė radhėt e administratės shtetėrore, mbetet njė nga temat mė pėrvėluese pėr ndjeshmėrinė e opinionit publik nė radhė tė parė, si edhe tė luftės politike nė vend.
Qytetarėt janė mjaft tė ndjeshėm ndaj pasurimit tė shpejtė tė njerėzve qė vishen me pushtet.
Kjo ėshtė njė dukuri e pėrhapur me shpejtėsi nė mė shumė se 10 vitet e tranzicionit.
Akuzat qė shkėmbejnė politikanėt e lartė nė parlament dhe nė veprimtarinė publike pėr korrupsion dhe pėrfshirje nė afera tė dyshimta janė shndėrruar thuajse nė njė prej zbavitjeve mė nė mode.
Seancat e parlamentit tė transmetuara direkt dhe tė plota nė televizionin shtetėror, konkurojnė bindshėm pėrpara telenovelave tė pėrditshme, ku vendin e ndėrthurrjeve pasionale e zėnė thashetheme dhe akuzat pėr pasuri pėrallore tė politikanėve. |
 |
|
 |
|