 |
|
 |
| |
| Botuar: E mėrkurė, 10 mars 2004 - 19:52 CET |
| |
| 'Kthimi' nuk u bind tė kthehet nė Kuvend |
|
|
Kreu i administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, Harri Holkeri, nuk ia ka dalė ti bindė deputetėt serbė tė koalicionit "Kthimi" qė tė kthehen nė Kuvendin e Kosovės.
 Holkeri propozon mbajtjen e seancave nė tjetėr sallė |
Zyrtarė tė kėtij koalicioni thanė se nėse nuk hiqen muralet e vendosura nė hollin e sallės sė rinovuar tė Kuvendit qė, sipas tyre, kanė pėrmbajtje njėetnike, ata do tė vazhdojnė tė bojkotojnė seancat parlamentare e ndoshta edhe tė tėrhiqen nga tė gjitha organet e Kuvendit dhe qeverisė.
Z. Holkeri ka paraqitur idenė qė seancat parlamentare tė mbahen nė njė sallė tjetėr, ku nuk ka piktura dhe propozimi ka mbetur tė shqyrtohet nga deputetėt serbė.
Nėnkryetari i Kuvendit, Hydajet Hyseni, i tha BBC-sė se pėr idenė e zotit Holkeri dėgjonte pėr herė tė parė dhe se ajo, sipas tij, shpiente nė njė udhė pa krye.
Zoti Hyseni tha se kjo ēėshtje nuk ishte diskutuar me Kryesinė e Kuvendit, as atėherė kur ishte krijuar e gjithė kjo situatė me muralet. |
 |
|
 |
|