BBC Albanian
BBCi Home Page BBC World News BBC Sport BBC World Service BBC Weather BBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E mërkurë, 18 shkurt 2004 - 11:01 CET
 
Rreth 0,1% e shqiptarëve me HIV/AIDS
 
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se vende të Evropës Lindore dhe ish-republika sovjetike kanë ndër ritmet më të shpejta në bote të rritjes së numrit të personave të infektuar me HIV dhe AIDS.

mjeku Arjan Harxhi
Harxhi: Numër i ulët me HIV/AIDS në Shqipëri
Sipas raportit, Shqipëria është në mes të vendeve me numër të ulët rastesh.

Aleksandër Furxhi intervistoi mjekun Arjan Harxhi i cili thotë se në Shqipëri ka 116 raste me virusin HIV, nga të cilët 35 vetë kanë të zhvilluar sëmundjen.


BBC: Si paraqitet përhapja e virusit dhe sëmundjes së AIDS-it në Shqipëri? Rasti i parë i virusit është shfaqur në vitin 1993, apo jo?
Zoti Harxhi: Ashtu siç thuhet dhe në raportin e OKB-së, fatmirësisht Shqipëria ndodhet në atë grup vendesh të Evropës juglindore ku përhapja e infeksionit HIV/AIDS është në shifra të ulta. Në gjuhën tonë ne e quajmë këtë "infeksioni HIV/AIDS me prevalencë të ulët", ku përqindja e infeksionit në popullatë është më pak se 0,1%, pra 1 person në 1000 banorë. Përsa i përket shifrave të raportuara do të thoja që deri më sot, sipas shifrave të dhjetorit 2003, janë regjistruar 116 raste me infeksion HIV/AIDS në Shqipëri, nga të cilat 35 raste janë të sëmurë më AIDS në stadin përfundimtar të sëmundjes, nga të cilat 30 raste kanë vdekur. Shqipëria tashmë ka hyrë në dekadën e dytë të infeksionit meqënëse rasti i parë është diktuar në vitin 1993 dhe do të thoja që si ecuri vazhdojmë të mbetemi një vend me prevalencë të ulët.

BBC: Sa e rrezikuar është Shqipëria nga përhapja e virusit dhe sëmundjes? Cilët janë faktorët që e nxisin këtë rrezik?
Zoti Harxhi: Ne realisht nuk e dimë si është situata, pasi duhen studime e një sistem i tërë monitorimi. Ashtu siç u përmend në raport nuk është momenti për vetkënaqësi duke thënë që shifrat janë të ulta dhe të jemi të kënaqur, meqënëse ne disponojmë të dhëna që ekzistojnë faktor risku. Duhet të veçojmë që Shqipëria ka disa të veçanta nga vendet e tjera, do të përmendja këtu shifrat e mëdha të emigracionit dhe do të thosha që Shqipëria është nga vendet e rralla ku 1/5 - 1/6 e popullsisë është në emigracion dhe ky grup është seksualisht aktiv, pra mosha të reja. E dhënë që ne e nxjerrim dhe nga të dhënat e raportuara që janë mosha të reja, kryesisht meshkuj të cilët emigrojnë dhe pastaj kthehen në Shqipëri. Ky është një faktor. Faktor tjetër është ekzistenca e grupeve vulnerabël në Shqipëri, si përdoruesit e drogës, meshkuj që bëjnë seks me meshkuj, punëtorët e seksit paraqesin sjellje të rrezikshme.

BBC: Çfarë masash ka marrë shteti shqiptar dhe çfarë politike ndiqet për të ngritur barriera kundër sëmundjes?
Zoti Harxhi: Kjo situatë është shumë komplekse dhe shumë faktoriale. Ashtu sikurse sëmundja paraqitet shumë komplekse dhe ndërhyrja duhet të jetë e tillë. Duhet të ketë një vullnet politik në radhë të parë dhe unë dua të them që për herë të parë e shohim këtë vullnet. E them këtë pasi po ekzistojnë mekanizma të koordinimit në Shqipëri. Vjet për herë të parë u realizua në Shqipëri një strategji ndërkombëtare për parandalimin e virusit HIV/AIDS-s, strategji e cila bën të mundur koordinimin e të gjitha ndërhyrjeve dhe falë kësaj strategjie Shqipëria do të jetë e mundur të aplikojë për fonde të caktuara duke ditur që kjo është një sëmundje që kërkon me të vërtetë shumë harxhime.
Lajme të tjera:
Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
Gueheno viziton Mitrovicën
Kreu i Komitetit Olimpik në Athinë
Hidhet granatë në shtëpinë e Rugovës
Albtelekomi ofron operator të ri celular
Edhe BDI me kandidat të vetin
Dy gjeneralë kroatë dorëzohen në Hagë
Afati për deklarimin e pasurive po afron
'Kthimi' nuk u bind të kthehet në Kuvend
Masa të reja kundër trafikimit të drogës

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright   ^^ Kthehu në krye Lajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK