 |
|
 |
| |
| Botuar: E martė, 19 gusht 2003 - 00:46 CET |
| |
| Tė shqyrtohen sjelljet e Beogradit |
 Rexhepi tha se Beogradi jep vetėm njė anė tė realitetit |
 |
Nga Violeta Hyseni Korrespondente e BBC-sė nė Kosovė |
 |
 |
|
Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, i bėri thirrje tė hėnėn Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, dhe anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit, qė tė shqyrtojnė seriozisht veprimet e fundit tė Beogradit ndaj Kosovės.
Ai i ka dėrguar njė letėr tė gjatė Kėshillit tė Sigurimit, ku thekson se e fushata e Beogradit pėr pėrfshirjen e Kosovės nė Kushtetutėn e Serbisė, ėshtė sforcuar akoma mė shumė, pas vrasjeve nė Gorazhdec.
Letra u nis pėr Nju-Jork, tė njejtėn ditė kur Kėshilli I Sigurimit me kėrkesėn e Beogradit mbajti mbledhjen e vet kushtuar situatės nė Kosovė.
Kryeministri Rexhepi nė letrėn e tij, e ka cilėsuar kėrkesėn e Beogradit pėr mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, si pretendim tė Serbisė pėr tė paraqitur vetėm njė pjesė tė historisė nė Kosovė.
"Kėshilli i Sigurimit, duke e patur Kosovėn nėn administrimin e tij, mund ta ftojė pėr tė raportuar nė ēdo kohė tė dėrguarin e tij nė Kosovė.
Mirėpo duke i dhėnė vend tė pakufizuar Serbisė dhe posacėrisht zėvendėskryeministrit serb Nebojsha Ēoviē, vetėm mund tė pėrkeqėsohen gjėrat dhe tė shtohet shqetėsimi i qytetarėve tė Kosovės" thuhet nė letėr.
Kryeministri shfaqi shpresėn se zoti Annan dhe amabasadorėt e Kėshillit tė Sigurimit do tė shqyrtojnė seriozisht veprimet e Beogradit.
Ai u shpreh se "ata do tė pėrdorin tė gjitha mundėsitė pėr ndalimin e tyre, meqė veprime tė tilla bien ndesh me synimet e institucioneve tė Kosovės, qytetarėve tė saj, por edhe pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė".
Ndėrkohė, kreu i qeverisė nė letėr ka pėrshkruar tė gjitha pėrpjekjet qė kanė bėrė institucionet e Kosovės pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė pakicave kombėtare dhe posaēėrisht tė asaj serbe nė Kosovė.
Nga ana tjetėr, mediat serbe kanė njoftuar se zyrtarėt e qeverisė sė Serbisė janė ndarė tė kėnaqur nga mbledhja e mbrėmshme e Kėshillit tė Sigurimit nė Nju Jork, e vecanėrisht me premtimet e tyre pėr angazhim nė kapjen e autorėve tė krimit nė Gorazhdec.
Ndėrkohė, krerėt e institucioneve vendore pėrjashtuan mundėsinė qė Kosova tė marrė ndonjė 'dėnim' nga takimi I mbrėmshėm i Kėshillit tė Sigurimit, pėr tė cilin thanė se ėshtė institucion serioz dhe do tė dijė tu shmanget presioneve tė Beogradit. |
 |
|
 |
|