 |
|
 |
| |
| Botuar: E hėnė , 18 gusht 2003 - 22:12 CET |
| |
| KS kėrkon nga Kosova masa |
 Kėshilli kėrkon pėrmirėsimin e situatės nė Kosovė |
|
Ngjarja e Gorazhdecit, ku tė mėrkurėn u vranė dy fėmijė serbė, bėri qė tė mblidhet tė hėnėn Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara pėr tė diskutuar situatėn e sigurisė nė Kosovė.
Nė kėtė mbledhje tė kėrkuar nga Beogradi foli zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq, ndėrkohė qė atje nuk mori pjesė askush nga Kosova.
Udhėheqės tė lartė tė Kosovės, e quajtėn tė padrejtė qė Kėshilli i Sigurimit tė caktonte njė mbledhje ku tė diskutohej pėr Kosovėn, pa qenė e ftuar edhe pala kosovare.
Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, pati deklaruar se pala serbe paraqeste njė version tė sajėn tė sė vėrtetės pėr Kosovėn.
Ndėrkohė fill pas mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit BBC bisedoi me zotin Ferhan Haq, zėdhėnės i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara dhe e pyeti se ēfarė u tha nė diskutimin pėr Kosovėn.
Z.Haq:Kėshilli i Sigurimit diskutoi njė numėr ēėshtjesh qė shqetėsonin nė mėnyrė tė veēantė shtetin Serbi Mali i Zi pėr situatėn nė Kosovė, tė cilat u vunė nė dukje nė fjalimin e zotit Ēoviē.
Si pėrmbledhje do tė thosha se si theksoi shqetėsimin e tij lidhur me trajtimin e komunitetit serb nė Kosovė.
Vėmendja e takimin u pėrqėndrua nė incidentin e javės sė kaluar nė Gorazhdecit ku u vranė 2 serbė tė Kosovės dhe plagosėn disa tė tjerė.
Gjatė takimit ata qė morėn fjalėn dėnuan dhunėn dhe thanė se shpresonin qė do tė bėhet mė shumė qė tė dyja komunitetet e Kosovės tė jetojnė nė paqe.
BBC: Aju duket normal zoti Haq qė tė diskutohet pėr situatėn nė Kosovė kur nuk ėshtė i ftuar asnjė nga pėrfaqėsuesit e institucioneve kosovare apo ndėrkombėtare?
Z.Haq: Popullata nė Kosovė shpeshherė dėrgon pėrfaqėsues tė saj pėr tė marrė pjesė nė takimet e Kėshillit tė Sigurimit, por kjo nuk ndodh gjithnjė.
Nuk ėshtė njė praktikė e parregullt fakti qė kur ka mbledhje apo debate tė kėtij niveli tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė qeverive tė ndryshme.
Kjo ndodh kur diskutohen edhe ēėshtje mė tė gjera dhe jo vetėm nė rastin e Kosovės.
BBC:Zoti Haq takimi zgjati gati 2 orė, cili qe qėndrimi i anėtarėve tė tjerė tė Kėshillit lidhur me situatėn nė Kosovė, pasi u dėgjua deklarata e zotit Ēoviē
Z.Haq: Tė 15 anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit dėnuan incidentet e fundit nė Kosovė dhe ishin tė tė njėjtit mendim se mė shumė duhet bėrė qė popullsia e Kosovės tė jetojė nė siguri dhe komunitetet tė jetojnė sė bashku.
Pasi kėtij qėndrimi tė pėrbashkėt tė gjitha vendet dhanė qėndrimet e tyre individuale, por nuk ia vlen tė pėrmenden secila sepse e rėndėdsishme ėshtė qė tė gjitha vendet janė dakord kur ėshtė fjala pėr aspektet e lartpėmendura.
BBC: Zoti Haq takimi i Kėshillit tė Sigurimit, nuk ishte njė takim vendim-marrės, por ēfarė impakti ka ky diskutim pėr tė ardhmen e Kosovės?
Z.Haq: Ne tani shpresojmė qė palėt nė Kosovė tė kenė kuptuar seriozitetin, me tė cilin Kėshilli i Sigurimit e shikon situatėn e sigurisė nė Kosovė.
Kėshilli do tė vazhdojė tė monitorojė zhvillimet nė Kosovė, siē bėri edhe javėn e kaluar menjėherė pas incidentit.
Ne shpresojmė qė populli kosovar ta dėgjojė mesazhin, tė kuptojė urgjencėn, me tė cilėn e trajton Kėshilli i Sigurimit kėtė ēėshtje, dhe tė arrijė nė pėrfundimin se duhen marrė menjėherė masa. |
 |
|
 |
|