|
Egjipti sėrish nė fokus tė shtypit
|
|||||||||||||||||||||||
Edhe sot shtypi britanik pėrqėndrohet nė ngjarjet nė Egjipt ku ushtria ka pezulluar kushtetutuen e vendit si dhe ka shpėrbėrė
dy dhomat e Parlamentit.
E pėrditshmja The Guardian nė faqe tė parė ka titullin Gjeneralėt egjiptian synojnė tė qeverisin vendin deri nė zgjedhjet e ardhshme. Gazeta thotė se autoritetet ushtarake egjiptiane kanė refuzuar kerkesėn e protestuesve pėr njė kalim tė shpejtė tė pushetit nė administratė civile dhe se deri nė zgjedhjet e ardhshme ajo do tė qeverisė me ligj ushtarak. Gazeta thotė se kryengritja nė Egjipt se bashku ngjarjet nė Tunizi vazhdojnė tė kenė nje ndikim i madh anembanė rajonit, duke nxitur protesta edhe ne Algjeri, Sudan dhe Jemen. Edhe The Financial Times mbulon ngjarjet nė Egjipt nė faqe tė parė nė artikullin me titull ushtria egjiptiane shpėrbėn parlamentin. Gazeta thotė se ndonėse egjiptianėt janė tė shqetėsuar sa i pėrket qėllimeve afatgjata tė ushtrisė udhėheqėsit e opozitės atje thonė se kanė mirėpritur ndryshimet aktuale. E pėrditshmja The Times nė njė editorial sugjeron se presidenti Obama mund tė jetė humbėsi mė i madh nga revolucioni nė Egjipt. Gazeta thotė se fakti se islamistėt mund tė vijnė nė pushtet pas zgjedhjeve tė ardhshme nuk ėshtė arsye qė Amerika tė jetė kundėr zgedhjeve tė lira nė Lindje tė Mesme. Disa gazeta pėrqėndrohen edhe nė temen se ku ndodhet aktualisht ish presidenti egjitpian, Hosni Mubarak. Shumė prej tyre sugjerojnė se ai ndodhet nė vendpushimin e Detit tė Kuq, Sharm el Sheikh. E pėrditshmja The Independent thotė se turistėt besojnė se ai ėshtė atje, por rojet e armatosura nė pallatin e tij tė dimrit nuk thonin asgjė. Megjithatė, njė oficer me rroba civile i tha korrespondentit tė sė pėrditshmes The Guardian se zoti Mubarak ishte atje. Personeli nė njė hotel tjetėr aty afėr konfirmojė pėr The Times se ai ishte aty por gjithashtu thanė se kishin qenė tė paralajmėruar pėr tė mos diskutuar praninė e tij. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||