|
Epoka pas Mubarakut nė fokus tė shtypit
|
|||||||||||||||||||||||
Tė gjitha tė pėrditshmet kryesore britanike pasqyrojnė nė faqet e para zhvillimet nė Egjipt.
"Pushteti - popullit: mė nė fund Mubarak pėrulet para sė pashmangmes" - ėshtė kryeartikulli nė The Guardian. Gazeta shkruan se skenat e shesheve nė qytetet kryesore tė Egjiptit tė martėn nuk mund tė imagjinoheshin para dhjetė ditėsh. Tė frymėzuar nga qėndrimi korrekt e miqėsor i ushtrisė, egjiptianėt u derdhėn tė martėn nėpėr rrugė pėr tė kėrkuar largimin e njė lideri qė i kishte drejtuar pėr 30 vjet. Nė banderola e pankarta tė shkruara nė arabisht dhe disa gjuhė tė botės, protestuesit shprehnin dėshirėn e tyre: "Mbaroi! Largohu tani, qė tė tė lėmė tė qetė!" Gazeta The Guardian shėnon edhe ngritjen nė pėrgjegjėsi dhe rolin e tanishėm e ndoshta tė ardhshėm tė Omar Sulejmanit. Shefi i shėrbimit egjiptian tė kundėrzbulimit, prej disa ditėsh ėshtė emėruar zėvendėspresident. Gazeta e pėrshkruan zotin Sulejman, qė ka studiuar nė ish-Bashkimin Sovjetik dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si negociator tė zotin. Ai ėshtė ndėr zyrtarėt e rrallė egjiptianė qė ka ruajtur edhe gradėn ushtarake si gjeneral-lejtnant, edhe detyrėn si anėtar i kabinetit qeveritar. Sikurse edhe pėrfaqėsuesit e tjerė tė lartė tė ushtrisė egjiptiane, ai nuk ėshtė aspak miqėsor ndaj Vėllazėrisė Myslimane, tė cilėn e akuzon se nuk njeh gjuhė tjetėr, veē asaj tė forcės. "Lamtumira e zgjatur e Mubarakut". Me kėtė titull hapet tė mėrkurėn The Times. Gazeta sjell pjesė tė fjalimit tė djeshėm tė liderit egjiptian, mes tė cilave premtimin e tij se "do tė vdes nė tokėn egjiptiane". Hosni Mubarak iu drejtua tė martėn kombit me nje fjalim ku u zotua se nuk do tė garonte pėr pushtet nė zgjedhjet e shtatorit, por protestuesit nė ato qė gazeta i cilėson si protestat mė tė mėdha nė historinė e vendit, kėrkojnė largimin e tij tani. Gazeta shkruan edhe pėr detyrėn e vėshtirė tė tė dėrguarit tė posaēėm amerikan ne Egjipt, ish-ambasadorit tė Shteteve tė Bashkuara nė Kajro, Frank Wisner. "Gjatė ditėve tė ardhshme ai duhet tė mbyllė njė prej kapitujve mė tė vėshtirė nė diplomacinė moderne. Mikja e vjetėr e presidentit Mubarak, Amerika, duhet ta bindė sundimtarin egjiptian, tė largohet pas 30 vjetėsh nė pushtet", shkruan The Times. "Mubarak premton tė largohet pas presionit tė Obamės", shkruan The Daily Telegraph. Presidenti 82 vjeēar Hosni Mubarak u detyrua tė veprojė, pas dėrgimit nga presidenti Obama tė njė emisari tė posaēėm pėr t'i thėnė se e kishte humbur mbėshtetjen dhe se ishte me rėndėsi 'kritike' qė ai tė mbikqyrte njė tranzicion drejt zgjedhjeve tė lira nė shtator. Gazeta vėren se opinioni publik nė Egjipt ėshtė i ndarė pėrsa i pėrket largimit mė vonė tė zotit Mubarak. Ndėrkaq kėrkesa pėr ndryshime po pėrhapet nė Lindjen e Mesme, shkruan gazeta, duke pcjellė vendimin e sė martės tė Mbretit Abdullah tė Jordanisė pėr shkarkimin e qeverisė dhe premtimin e reformave politike, pas protestave nėpėr rrugėt e vendit. "Vėmendja pėrqendrohet nė ditėt pas Mubarakut", shkruan The Financial Times, duke vėrejtur se kėrkesat e stuhishme pėr largimin e liderit kanė lėnė nė hije frikėn pėr pasigurinė e sė ardhmes. Poshtė fotos sė njė protestuesi nė Sheshin Tahrir tė Kajros, qė nė njė pankartė shpreh pakėnaqėsi pėr 'hipokrizinė amerikane',
nė diēiturė gazeta shkruan pėr dilemėn e Shteteve tė Bashkuara qė pėrballen me kėrkesat e protestuesve pėr demokraci dhe shqetėsimin
pėr sigurimin e stabilitetit nė rajonin e Lindjes sė Mesme. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||