BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 18 janar 2011 - 11:20 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Planet pėr reforma nė shėndetėsi
 
Sistemi shėndetėsor britanik
Planet e qeverisė britanike pėr reformimin e sistemit tė shėrbimit shėndetėsor janė analizuar dhe vlerėsuar nga shtypi i sotėm britanik.

Vetėm ushtria kineze dhe hekurudhat indiane punėsojnė mė shumė njerėz se sa shėrbimi shėndetėsor britanik - thotė e pėrditshmja Financial Times.

Gazeta thotė se planet e qeverisė britanike, tė cilat pėrfshijnė edhe kalimin e kontrollit tė buxheteve tek mjekėt, janė "aq tė mėdha sa ato mund tė shihen nga gjithėsia.

"Pyetje skeptike janė tė shumta," thotė Guardian. Reforma, sipas kėsaj gazete, do tė jetė e shpejtė dhe i furishme dhe nė njė kohė tė vėshtirė kur mungojne fondet si rezultat i klimės sė pėrgjithshme ekonomike dhe financiare.

Daily Mirror pėrshkruan propozimet si njė "ndėrmarrje me rreziqe tė larta. Kjo ėshtė njė ndėrmarrje jashtėzakonisht e madhe thotė njė e pėrditshme tjetėr, Daily Express.

Daily Star, njė e pėrditshme tjetėr shpreh bindjen se megjithatė diēka duhet bėrė: "Shėrbimet tona publike kushtojnė shumė por shpesh nuk ofrojnė nivel shėrbimet e duhura.

E pėrditshmja Times mbėshtet drejtimin e pėrgjithshėm qė po merr qeveria, por ajo ka frikė se ministrat mund tė ndalin vendosjen e objektivave nė njė periudhe tė hershme tė procesit."

Nga zhvillime dhe ēėshtje tė tjera nė tė cilat pėrqėndrohet shtypi i sotėm britanik janė edhe hetimet nė rrethanat nė tė cilat Britania hyri nė luftė nė Irak.

Gazeta Times e sheh deklaratėn e ish Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Lordit Goldsmith rreth hetimeve, si njė pretendim se Tony Blair kishte keqdrejtuar deputetėt.

Daily Mail thotė se pohimet e bėra nga Lordi Goldsmith nė dėshmitė e shkruara nė hetim janė "eksplozive".

Ndėrsa njė e perditshme tjeter Independent mendon se komentet e tij i kanė dhėnė njė frymė tė re kėtyre hetimeve, qė kanė filluar qė nė vitin 2009.

Dhe nė fund sipas Guardian njė mister historik mund tė jetė zgjidhur nga policia italiane.

Javėn e kaluar policėt italiane duket se kanė kapur njė njeri duke ngarkuar njė pjesė tė njė statuje tė lashtė nė njė kamion dhe arkeologėt shpresojne se kjo pjesė i takon varrit tė humbur tė perandorit Kaligula.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>