BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 06 janar 2011 - 12:04 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ēmimet e ushqimeve rrezikojnė uri globale
 
Drithėra
Shtypi britanik pėrqėndrohet sot nė paralajmėrimet e Kombeve tė Bashkuara rreth rritjeve tė ēmimeve te ushqimeve qė mund tė shkaktojnė njė valė tė re tė urisė anmebanė botės.

E pėrditshmja The Independent nė faqe tė parė ka titullin 'Po vjen Uria'.

Gazeta thotė se rritjet rekorde tė ēmimeve tė ushqimeve vendosin botėn nė rrezik sipas OKB-sė.

Gazeta thotė se sipas OKB-sė trazira sociale qė lidhen me ushqime, tensione gjeo-politike, inflacionin global dhe rritja e urisė nė mesin e popujve mė tė varfėr tė botės do tė jenė pasoja tė mundshme tė rritjeve mė tė fundit tė ēmimeve tė ushqimeve qė kanė arritur shifra rekorde.

Gazetės The Independent i ka thėnė krye-ekonomisti i Organizatės sė OKB-sė pėr Ushqime dhe Bujqėsi, Abdelreza Abbasian se ēmimet globale tė ushqimit janė rritur ēdo muaj gjatė gjashtė muajve tė fundit.

Gazeta thotė se pasojat mė tė mėdha tė rritjes se ēmimeve tė ushqimeve bien mbi popujt mė tė varfėr nė botėn nė zhvillim ku nivelet e pagave janė shumė mė tė ulta nė krahasim me vendet e tjera.

Edhe e pėrditshmja The Guardian ka nė faqe tė parė artikullin qė fokusohet nė rritjet rekorde tė ēmimeve tė ushqimeve.

Sipas OKB-sė nga qershori i vitit 2008 deri nė dhjetor tė kaluar ēmimet e ushqimeve kanė qenė mė tė lartat qė nga fillimi i mbajtjes sė shėnimeve nė vitin 1990.

Gazetė thotė se ka frikė se mungesa e shirave nė Argjentinė, apo pėrmbytjet nė Australi mund tė prekin ēmimet e sheqerit dhe grurit ndėrkohė qė edhe moti i ftohtė nė hemisferėn veriore do tė ndikojė negativisht nė rritjen e mėtejme tė ēmimeve.

Edhe e pėrditshmja The Daily Telegraph merret me problemet e mundshme qė do tė sjellin rritjet e ēmimeve tė ushqimeve.

Gazeta thotė se familjet anembanė botės janė paralajmėruar nga organizata e OKB-sė pėr ushqime dhe bujqėsi se rritjet e mėtejme tė ēmimeve tė prodhimeve tė pėrditshme do tė vazhdojnė edhe gjatė kėtij viti.

Gazeta pėrmend si njė ndėr arsyet tė rritjes sė ēmimeve tė ushqimeve janė edhe tė lashtat e dobėta tė vitit tė kaluar nė Rusi. Gazeta thotė se situatėn nuk e ka ndihmuar as vendimi i kryeministrit rus, Vladimir Putin pėr tė ndaluar eksportet e grurit gjatė kėtij viti.

Ekspertėt gjithashtu paralajmėron se rritja e ēmimeve tė ushqimeve do tė jetė e pashmangshme pasi numri i konsumatorėve gjithnjė nė rritje nė Kinė dhe Indi gjithnjė e mė shumė po e rrisin interesin pėr mishin.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>