|
Taseer-'mbrojtėsi i pakicave' nė Pakistan
|
|||||||||||||||||||||||
Vrasja e Salman Taseer, guvernatorit tė Punxhabit nė Pakistan zė vend tė dukshėm nė faqet ndėrkombėtare tė gazetave britanike.
"Vrasja e guvernatorit hedh Pakistanin nė krizė tė re," shkruan Guardian dhe shton se ajo ėshtė njė goditje pėr pakicėn liberale tė vendit. Pakistanezėt e thjeshtė, shkruan gazeta janė tė hutuar teksa po pėrpiqen tė pranojnė vdekjen e njė politikani tjetėr, tri vjet pas vrasjes sė ish-kryeministres, Benazir Bhuto nė duart e ekstremistėve. Times i kujton lexuesit se vrasja e z. Taseer, aleat i kryeministrit Yusuf Gilani ndodhi nė njė moment shumė tė vėshtirė pėr Partinė e tyre tė Popullit tė Pakistanit, pas tėrheqjes nga koalicioni i dobėt qeverisės i njėrės prej partive opozitare. Gazeta shkruan se mullahėt ishin indinjuar me z. Taseer sidomos pasi ai vizitoi nė burg tė krishteren Asia Bibi qė ėshtė dėnuar me vdekje pėr fyerjen e profetit Muhamed. Nė njė editorial, e pėrditshmja Independent shkruan se z. Taseer ishte 'njė lloj i veēantė politikani qė luftoi pėr tolerancė'. Vrasja e tij, shkruhet nė artikull, ėshtė 'njė tragedi e vėrtetė pėr pakicat e shumėvuajtura tė Pakistanit qė kanė humbur mbrojtėsin e tyre mė sypatrembur'. Mėsime pėr diplomatėt Independent njofton se stafet e ambasadave britanike nė botė do tė marrin 'mėsime nė diplomaci', si pjesė e procesit reformues tė ndėrmarrė nga qeveria re tė vendit. "Ministri i jashtėm, shkruan gazeta, beson se aftėsi esenciale diplomatike janė neglizhuar nė tė shkuarėn, si p.sh. nė sigurimin e avantazhit maksimal pėr Britaninė nė negociata me vendet e huaja". Independent nėnvizon se Z. Hague beson se nė kohėn e qeverisjes sė Tony Blair-it nė veēanti, centralizimi i pushtetit nė Downing Street, bėri qė Foreign Office tė lihej mėnjanė, gjė qė 'ndikoi nė moralin e stafit diplomatik dhe nė mungesėn e njė strategjie koherente'. 10 vjeēari akuzohet pėr vrasje Times ia kushton vendin kryesor nė faqet ndėrkombėtare njė korrespondence nga Shtetet e Bashkuara, ku njoftohet se njė 10 vjeēar nga Ohio akuzohet se ka vrarė tė ėmėn, 'nė njė rast qė ka tronditur fqinjė dhe policė'. Gazeta shkruan se motivi i vrasjes, qė ka ndodhur nė njė zonė rurale, ishte i paqartė, por njė sherif spekuloi se ajo mund tė ketė pasuar njė zėnkė me tė ėmėn, pasi iu kėrkua qė tė mblidhte dru. Times njofton se policėt qė po hetojnė rastin, thonė se djaloshi, i cili nuk mund tė identifikohet pėr arsye ligjore, mund ta kishte marrė pushkėn me tė cilėn vrau tė ėmėn si dhuratė nga gjyshi i tij i ndjerė. Ata, shkruan gazeta, gjetėn katėr armė nė dhomėn e tij tė gjumit: tri pushkė dhe njė automatik. Shpresa pėr mbirjen e flokėve? The Daily Telegraph shkruan nė faqen e parė se shkencėtarėt u kanė dhėnė shpresa tė reja personave qė u kanė rėnė flokėt. Ata kanė gjetur se qelizat nė kokat e pacientėve qė bėjnė transplantim flokėsh, mund tė riaktivizohen. Studiuesit nė Universitetin e Pensilvanisė kanė zbuluar se lėkura nė kokat e qerosėve ka po aq shumė qeliza sa ajo e atyre me flokė, por ato tė tė parėve, kanė humbur aftėsinė pėr t'u shndėrruar nė flokė. Eksperimetet nė laborator me minj kanė treguar se riaktivizimi i geneve mund tė ēojė nė rritjen e flokėve, gjė qė mund tė ēojė nė mjekime tė reja, shkruan gazeta |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||