|
Shtypi britanik pėr akuzat ndaj Thaēit
|
|||||||||||||||||||||||
Shtypi britanik i sė mėrkurės ndalet gjerėsisht tek njė projek-raport i pėrgatitur pėr Kėshillin e Europės, ku kryeministri
i Kosovės, Hashim Thaēi, akuzohet pėr lidhje me njė grup tė organizuar kriminal tė implikuar nė abuzimin e tė drejtave tė
njeriut tė njeriut, trafikimin e armėve, drogės dhe organeve njerėzore.
Nė raportin e reporterit tė Kėshillit tė Europės pėr tė Drejtat e Njeriut, Dick Marty, thuhet se rrjeti kriminal doli nė pah nga fundi i viteve 90-tė, kur lėvizja guerile drejtoi njė kryengritjeje kundėr kontrollit serb tė Kosovės. E pėrditshmja britanike The Guardian ka tė mėrkurėn nė ballinė artikullin me titull "Kryeministri i Kosovės 'kontrollon tregtinė e paligjshme tė organeve'" dhe e hap segmentin e lajmeve ndėrkombėtare me njė raport special pėr Kosovėn me titull "Kryeministri, krimet e luftės dhe akuzat pėr tregti tė paligjshme organesh". The Guardian shkruan se i ka rėnė nė dorė raporti i pėrgatitur pėr Kėshillin e Europės e qė mbėshtetet nė njė hetim dyvjeēar, ku citohen burime tė FBI-sė dhe agjencive tė tjera tė zbulimit. Nė raport pėrmendet me emėr zoti Thaēi pėr ushtrimin e njė, citon gazeta, 'kontrolli tė dhunshėm' nė tregtinė e heroinės gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit. Edhe figura tė tjera nga rrethi i ngushtė i zotit Thaēi akuzohen pėr dėrgimin e pengjeve pėrtej kufirit nė Shqipėri pas luftės, ku thuhet se disa serbė janė vrarė pėr t'u marrė veshkat, tė cilat mė tej janė shitur nė tregun e zi. The Guardian shkruan se reporteri pėr tė drejtat e njeriut nė Kėshillin e Europės, Dick Marty, personi i lidhur me hetimin nė fjalė, do t'ua paraqesė raportin e tij diplomatėve europianė nga 47 vende pjesėtare tė enjten nė Paris. Raporti i tij sugjeron se lidhjet e Thaēit me krimin e organizuar nisin para mėse njė dekade, kur besnikėt e grupit tė tij tė Drenicės dominuan UĒK-nė dhe vunė nėn kontroll "shumicėn e sipėrmarrjeve tė paligjshme kriminale", me pėrfshirje tė kosovarėve nė jug tė kufirit, nė Shqipėri. Nė raportin e tij, senatori zviceran, Dick Marty, ndėrsa kritikon masakrat serbe gjatė luftės nė Kosovė, thotė se komuniteti ndėrkombėtar pėrzgjodhi tė injorojė dyshimet pėr krime lufte tė UĒK-sė. Ai thotė se gjatė luftės dhe njė vit mė pas, Thaēi dhe katėr pjesėtarė tė tjerė tė grupit tė Drenicės kryen "vrasje, burgime, rrahje dhe marrje nė pyetje." Gazeta The Guardian e citon reporterin Marty tė ketė thėnė: "Thaēi dhe kėta pjesėtarė tė tjerė tė grupit tė Drenicės pėrmenden vazhdimisht si 'lojtarė kyē' nė raportet e [agjencive tė] zbulimit pėr strukturat e stilit mafioz tė krimit tė organizuar nė Kosovė. Unė i kam egzaminuar kėto raporte tė ndryshme e voluminoze, i tmerruar dhe i indinjuar", citon gazeta The Guardian reporterin e Kėshillit tė Europės, Dick Marty. Pretendimet pėr trafikim organesh, shkruan gazeta, dolėn nė dritė, para dy vjetėsh, kur ish-kryeprokurorja e Hagės pėr krimet e Luftės, Carla Del Ponte, tha se ishte penguar nga hetimi i duhur i krimeve tė kryera nga UĒK-ja. Raporti i senatorit Marty, pėrcakton se nuk ėshtė nė vetvete hetim i natyrės sė hetuesisė dhe nuk ėshtė nė gjendje tė gjykojė pėr fajėsi apo pafajsi. E pėrditshmja tjetėr britanike, The Times e hap faqen e zhvillimeve ndėrkombėtare me njė foto tė kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi dhe pasazhe nga 'raporti shkatėrrues' i Kėshillit tė Europės, sipas gazetės, ku zoti Thaēi pėrmendet si 'bosi' i njė rrjeti tė gjerė kriminal tė drogės, vrasjeve dhe trafikimit tė organeve. Hashim Thaēi qė u rizgjodh tė dielėn nė shtetin e ri, pėrshkruhej si 'mė i rrezikshmi' i figurave drejtuese mafioze qė dolėn ngaq ish-UĒK-ja para njė dekade. Raporti thotė se Perėndimi ishte i vetėdijshėm pėr krimet e zotit Thaēi dhe prapė zgjodhi ta mbėshtesė ngritjen e tij nė pushtet. Kosova shpalli pavarėsinė gati tri vjet mė parė dhe raporti duket se do tė shkaktojė njė krizė politike pikėrisht nė kohėn kur vendi shpresonte tė fitonte besimin ndėrkombėtar, pėrmes organizmit vetė tė zgjedhjeve tė para, vėren The Times. Senatori Marty nė raportin qė pritet tė debatohet tė enjten nė Kėshillin e Europės, thotė se grupi i Drenicės kishte lidhje me tregtinė makabre tė organeve, por nuk flet pėr pėrfshirje tė drejtpėrdrejtė tė kreut tė grupit, zotit Thaēi. Dick Marty, reporter i komisionit tė Kėshillit tė Europės pėr ēėshtjet ligjore dhe tė drejtat e njeriut u referohet tė dhėnave tė agjencive tė zbulimit nė pesė vende tė ndryshme. The Times pėrcjell nė fund edhe reagimin e qeverisė sė Kosovės, ku raporti hidhet poshtė si i pabazė. Gazeta citon deklaratėn zyrtare tė qeverisė sė Kosovės, ku shkuhet se "Qeveria e Kosovės dhe kryeministri Hashim Thaēi do tė ndėrmarrin tė gjithė hapat dhe masat e nevojshme, pėrfshirė edhe ato ligjore e politike, pėr tė hedhur poshtė shpifjet e Dick Marty-t". The Independent shkruan se 'qeveria e Kosovės pretendon se ėshtė viktimė e njė fushate shpifjesh pas daljes sė raportit qė e lidh kryeministrin e parė tė zgjedhur tė vendit me njė rrjet kriminal qė pėr njė dekadė ėshtė marrė me trafik armėsh, droge dhe organesh njerėzore'. Gazeta shėnon se akuzat dolėn ditėn kur njė ish-zyrtar i lartė i ministrisė sė shėndetėsisė nė Kosovė dhe gjashtė persona tė tjerė dolėn nė gjyq tė akuzuar pėr pėrfshirje nė njė rrjet trafiku organesh. Kėtė lajm pėrcjell edhe e pėrditshmja The Daily Telegraph, nėn titullin "Banda kosovare tregtonte organe qė u ishin marrė tė varfėrve." Tė akuzuarit u premtonin personave tė varfėr nė Moldavi, Kazakistan, Rusi e Turqi deri nė 14 mijė e 500 euro pėr organet e tyre tė cilat mė tej shiteshin nė Kanada, Gjermani, Poloni e Izrael deri ne 80 mijė apo 100 mijė euro. Tė shtatė tė akuzuarit kanė thėnė se nuk janė fajtorė. The Daily Telegraf thotė se ky gjykim pėrkon me daljen e njė projekt- raporti nga njė hetim i Kėshillit tė Europės, ku kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi akuzohet si kreu i njė rrjeti tė krimit tė organizuar nė vitet 90-tė qė ishte implikuar nė trafikim, vrasje dhe krime tė tjera. Zyra e zotit Thaēi, shkruan The Daily Telegraph, e ka quajtur raportin "tė pabazė dhe shpifės". |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||