|
A do tė ndiqet Wikileaks pėr spiunazh?
|
|||||||||||||||||||||||
Gazetat britanike tė sė mėrkurės pėrcjellin lajmin e arrestimit njė ditė mė parė tė themeluesit tė organizatės mediatike Wikileaks,
Julian Assange dhe njoftimin pėr vazhdimin e publikimit tė dokumentave diplomatike sekrete.
E pėrditshmja The Guardian, hapet me titullin "Wikileaks zotohet tė nxjerrė dokumenta tė tjerė pas moslirimit me kusht tė Assange". Themeluesi i Wikileaks-it qė kėrkohet nė Suedi pėr hetime nė lidhje me akuzat pėr pėrdhunim tė dy grave, e ka kaluar natėn nė burgun Wandsworth tė Londrės. Gjykatėsi Howard Riddle refuzoi t'i jepte atij lirim me kusht, me arsyetimin se zoti Assange nuk do tė paraqitej mė kur t'i kėrkohej njė gjė e tillė. Njė grup emrash tė njohur, pėrfshirė regjisorin Ken Loach, gazetarin aktivist John Pilger dhe Jemima Khan, ish-gruan e lojtarit tė njohur tė kriketit, Imran Khan, kanė mobilizuar njė fond prej 180 mijė stėrlinash pėr tė siguruar lirimin me kusht tė zotit Assange, por nuk kanė arritur ta bindin gjykatėn. Rasti ndaj Julian Assange pritet tė rishikohet nė tė njėjtėn gjykatė tė Londrės mė 14 dhjetor. The Times pėrcjell kundėrshtimin e bėrė nė emėr tė autoriteteve suedeze pėr lirimin me kusht tė zotit Assange: Ai ka njė stil 'nomad' jetese, njoftohet tė ketė kėrkuar azil nė Zvicėr, ka mundėsi tė mobilizojė sasi tė mjaftueshme tė hollash dhe ka njė rrjet ndėrkombėtar kontaktesh. Duke folur pėr autoritetet suedeze, Gemma Lindfield, ka thėnė se nė fakt nuk ka asnjė tė dhėnė zyrtare pėr vetė hyrjen e zotit Assange nė Britani. The Times citon gjykatėsin Howard Riddle tė ketė thėnė se arrestimi i zotit Assange 'nuk ka tė bėjė me Wikileaks-in'. The Independent hapet tė mėrkurėn me njė foto tė themeluesit tė Wikileaks-it pranė gjykatės nė Londėr. "Assange mund tė dalė nė gjyq pėr spiunazh nė Shtetet e Bashkuara", ėshtė titulli i kryeartikullit. Gazeta shkruan se sipas burimeve diplomatike, tashmė kanė filluar bisedimet informale mes zyrtarėve amerikanė dhe atyre suedezė nė lidhje me mundėsinė e ekstradimit tė 39 vjeēarit Assange nė Shtetet e Bashkuara. Tė martėn, sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates e pėrshkroi si 'lajm tė mirė' arrestimin e zotit Assange. Departamenti Amerikan i Drejtėsisė, shkruan The Independent, po shqyrton mundėsinė e ndjekjes penale tė zotit Assange me akuzat pėr spiunazh, pėr shkak se faqja e tij e internetit ka publikuar dokumenta sekrete tė diplomacisė amerikane. The Financial Times sjell zotimin e Wikileaks se arrestimi i themeluesit nuk do ta ndalojė vazhdimin e publikimit tė dokumentave tė tjerė qė kanė ekspozuar mėnyrėn e funksionimit tė brendshėm tė diplomacisė amerikane. Dokumentat e botuara nga Wikileaks, kujton The Financial Times, janė kritikuar nga qeveritė anembanė botės dhe vlerėsuar nga aktivistėt pėr lirinė e informacionit. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||