|
Assange, nė qendėr tė shtypit britanik
|
|||||||||||||||||||||||
Gazeta the Guardian ka shkrimin me titull,
"Policia do tė marrė nė pyetje themeluesin e Wikileaks nė lidhje me kėrkesėn pėr ekstradim." Gazeta shkruan se Julian Assange pritej tė dilte sot pėrpara njė gjykate nė Mbretėrinė e Bashkuar pasi avokatėt e tij thanė mbrėmė se ai do tė shkonte vullnetarisht nė polici pėr tė diskutuar njė urdhėr arresti nga Suedia qė ka lidhje me shkelje tė natyrės seksuale. Ndėrkohe kjo gazetė citon kryeprokurorin amerikan Eric Holder te ketė thėnė se ai ka autorizuar njė numėr gjėrash qė duhen bėrė pėr tė luftuar kėtė grup, ndėrsa Julian Assange vazhdon pėrpjekjet e veta ligjore pėr tė shmangur ekstradimin. Gazeta The Guardian citon avokatin e Julian Assange, Mark Stephens tė ketė thenė se ai nuk ėshtė paditur, por se avokatėt e tij po bėjnė pėrpjekje pėr t'u takuar me policinė vullnetarisht. Mbrėmė Assange i kėrkoi pėrkrahėsve tė tij tė mblidhnin njė sasi tė hollash, si depozitė sigurie pėr lirimin e tij me kusht. Bėhet fjalė pėr njė shumė tė hollash prej £100.00 deri nė £200.00, si edhe pesė persona qė tė dalin garant pėr tė. Ndėrsa Gazeta The Times shkruan: "Bllokohet llogaria bankare e themeluesit tė Wikileaks, ndėrsa dojet tregojne lehtesimin e diplomateve pas lirimit te Al
Megrahi-it. Gazeta sjell reagime tė tė afėrmve qė gjetėn vdekjen si shkak i shpėrthimit nė Lockerby dhe zhgėnijimin e tyre nė lidhje me kėto informacione. Wikileaks po pėrballet me ndėshkim nė rritje, shkruan gazeta the Financial Times. Presioni ndaj wikileaks sa po vjen dhe po shtohet shkruan kjo gazetė, me kėrcėnime ligjore dhe kritika. Zyrtarėt amerikanė
kanė paralajmėruar vendet dhe grupet private qė tė mos kenė kontakte me Wikileaks pėr shkak te shkeljeve qė i ka bėrė ajo
ligjeve amerikane. Edhe gazeta The Daily Telegraph i kushton njė pjesė tė shkrimeve te saj Julian Assange |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||