BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 11 nėntor 2010 - 12:01 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Protestat e studentėve nė Londėr
 
Protestat e studentėve nė Londėr
Protestat e dhunshme tė studentėve nė Londėr rreth pagesave pėr studime janė nė fokus tė shtypit tė sotėm britanik

Dhuna gjatė protestave tė studentėve ėshtė nė tė gjitha faqet e para me pamje tė njė demonstruesi duke thyer njė dritare tė Millbank Tower, ku ndodhet selia e partise konservatore nė pushtet.

E pėrditshmja The Daily Mail thotė se militantėt nga grupe tė sė majtės ekstreme keqperdorėn protestat e grupeve studentore dhe tė rinjve kryesisht nga klasa e mesme.

Gazeta me mė se shumti lexues nė Britani , The Sun ka titullin "Pa tru", duke treguar pamjet nga trazirat me titujt si banditėt qė morėn drejtimin e protestės dhe me njė foto tė shefes sė policise duke e akuzuar atė pėr mungesė parashikimi tė njė problemi tė tillė.

Njė e pėrditshme tjetėr The Guardian thotė se policėt nuk e kishin pritur njė shkallė tė tillė tė dhunės.

Ndėrsa pėr gazetėn The Independent trazirat shėnuan fundin e konsensusit qė mbante koalicionin qeverisės mes konservatorėve dhe liberal-demokratėve.

Qellimi i protestės ėshtė qė tė dobėsojė argumentat nė favor tė financimit tė arsimit tė lartė dhe jo qė ti avanconte ato, thotė, The Daily Express.

Ndėrsa njė e pėrditshme tjetėr The Daily Mirror, thotė se trazirat vetėm qė kanė devijuar vėmendjen e publikut nga ēėshtja e pagesava pėr studime e fėmijėve tė familjeve me tė ardhura tė mesme dhe tė ulėta.

Ajo thotė se shumica e britanikėve do tė jenė tė neveritur nga sjellja e disa prej protestueve.

Sipas tė pėrditshmes The Times, ministrat janė duke vėzhguar me kujdes tė veēantė nėse kėto trazira pėrfaqėsojnė njė ndryshim nė disponimin e elektoratit.

Ndėrsa The Guardian thotė se ministrat nė tė dyja partitė nė koalcion janė tronditur nga disa nga skenat mė tė dhunshme nė rrugėt e Londrės qė nga trazirat e taksave tė vitit 1990-tė.

Njė editorial nė kėtė gazetė thotė se studentėt qė marshuan dje nė rrugėt e Londrės ishin tė veshur mirė dhe disa prej tyre me shalle me simbole tė Universiteteve nga Oxfordi apo Kembrixhi.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>