|
Gazetat shkruajnė pėr 'Obamėn slloven'
|
|||||||||||||||||||||||
Nga zhvillimet nė vend, gazetat britanike tė sė martės vazhdojnė tė analizojnė nė hollėsi strategjinė e qeverisė pėr rimėkėmbjen
ekonomike.
Nga zhvillimet ndėrkombėtare, shumica e gazetave i kushtojnė vėmendje pranimit nga ana presidentit afgan, Hamid Karzai se kishte marrė para nga Irani. Presidenti afgan tha tė hėnėn se Irani i kishte dhuruar, njė a dy herė nė vit, fonde qė kapin vlerėn deri nė 700 mijė euro fqinjit tė tij pėr tė "promovuar marrėdhėnie tė mira". Times shkruan se deklarata dėmton besueshmėrinė e Karzait si aleati kryesor i Perėndimit nė luftėn kundėr talebanit. Ndėrsa Guardian shkruan nė faqen e parė se deklarata e Karzait mė nė fund zbulon misterin e financimit tė zyrės sė persidentit afgan. Prej kohėsh, shkruan gazeta, mendohej se Karzai kishte fonde jo tė vogla, tė cilat i shpenzonte pėr t'u dhėnė para tė thata, makina apo dhurata tė tjera, aleatėve tė tij politike. Trupa tė BE-sė nė Greqi
Financial Times shkruan nė faqet e saj tė brendshme njė artikull rreth vendimit tė BE-sė pėr tė dėrguar trupa nė kufirin mes Greqisė dhe Turqisė pėr tė ndihmuar autoritete greke nė luftėn kundėr emigrantėve ilegalė. "Ėshtė hera e parė qė BE-sė i ėshtė dashur tė ndėrhyjė dhe tė dėrgojė njė ekip pėr tė siguruar njė kufi tė BE-sė," shkruan gazeta dhe shton se vendimi pason shtimin e ndjeshėm tė azilkėrkuesve qė kėrkojnė tė hyjnė nė bllok pėrmes Greqisė. Guardian shkruan se azilkėrkuesit qė hyjnė nga Greqia, pėrbėjnė 80 pėrqind tė tė gjithė azilkėrkuesve qė hyjnė nė BE. Gazeta njofton se forca e armatosur, e pėrbėrė nga roje kufitare tė vendeve tė tjera evropiane, pritet tė mbėrrijė nė Greqi brenda pak ditėsh. Ajo nėnvizon dhe faktin se kushtet qė ofrojnė autoritetet greke pėr azilkėrkuesit qė mbėrrijnė nė vend "e turpėrojnė Greqinė" dhe kujton deklaratėn e raporterit tė OKB-sė pėr torturėn, Marfred Novak javėn e kaluar qė i pėrshkroi ato si "ēnjerėzore". "Obama slloven" Independent nė faqen e saj ndėrkombėtare shkruan pėr "kryetarin e parė zezak tė bashkisė nė Evropėn Lindore". Mjeku Peter Bossmann, nga Gana me origjinė, fitoi zgjedhjet lokale nė qytetin Piran, nė Slloveni. Gazeta shkruan se ai tani po njihet si "obama slloven". "Fitorja ime tregon nivelin e lartė tė demokracisė nė Slloveni,"deklaroi Bossmann para se tė shtonte se kishte rėnė nė dashuri me vendin ku shkoi pėr tė studiuar nė vitet '70. Gazeta shkruan se historia e tij ka pushtuar imagjinatėn e shumė sllovenėve. Nė faqet lokale tė lajmeve, shkruan gazeta, pati nga ata qė e pėrshkruan zgjedhjen e tij 'si njė zhvillim tė rėndėsishėm nė vend' dhe 'si njė ngjarje tejet simbolike'. "Ne provuam se kėtu ka tolerancė", citon gazeta njė mesazh qė i ėshtė dėrguar kryetarit tė ri tė bashkisė pėrmes njė pjesėtari tė rrjetit shoqėror Facebook. 'Vdekja' e kasetofonit Nė njėn zhvillim tjetėr, gazeta Times sot shėnon "vdekjen" e kasetofonit. Firma japoneze Sony, ka vendosur ta ndėrpresė prodhimine tyre pas 30 vjetėsh. Times nė njė artikull, i bėn homazh Walkman-it nė botėn e sotme tė Ipod-it dhe mp3-shit. Kasetat, shkruan gazeta, ishin mes tė tjerash, mėnyra se si muzika Perėndimore gjeti rrugėn drejt murit tė Berlinit dhe vendeve
tė ish-bllokut komunist. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||