BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 10 shtator 2010 - 11:09 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
F.Times: Serbia optimiste pas rezolutes së re
 
Vuk Jeremiq
Një ndër çështjet politike ndërkombëtare që zë vend në shtypin britanik është edhe rezoluta e re për Kosovën që u miratua në OKB.

E përditshmja Financial Times thotë se Beogradi tani shpreson se rezoluta e re e OKB-së për Kosovën do t'i hap asaj rrugën e bisedimeve me Prishtinën të ndërmjetësuar nga BE.

Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, sipas kësaj gazete, ka thënë se kompromisi i bërë nga Serbia nuk nënkuptonte se qëndrimi i Beogradit ka ndryshuar ndaj statusit të Kosovës.

Zëvendës- kryeministri dhe ministri për integrim në Evropë, Bozhidar Djelic ka thënë se kjo nuk do të thotë se Serbia e njeh pavarasinë e Kosovës.

Financial Times thotë se disa shtete anëtare të BE-së e kanë mirëpritur këtë zbutje të tekstit të rezolutës nga Beogradi.

Sipas tekstit të rënë dakort më herët këtë javë, procesi i një dialogu të ri mes Prishtinës dhe Beogradit do të ishte një faktor i paqës, sigurisë dhe përparimit në rajon në rrugën drejt BE-së si dhe ai do të ndihmojë në përmirësimin e jetesës së popujve të këtij rajoni - thotë gazeta.

Gazeta thotë se zyrtarë të lartë të BE-së kishin paralajmëruar Serbinë që të heq dorë nga një variant i mëhershëm ku Serbia theksonte se Kosova gjithmone do të mbetej pjesë e Serbisë.

Por tani me ndryshimet e rëna dakort me BE-në, sipas Financial Times ishrepublika jugosllave e Serbisë shpreson të kthejë në binarë anëtarësimin e vet në BE.

Stefan Fule, komisioneri i BE-se për zgjerimin pritet të vizitojë Beogradin nga fundi i javës së ardhshme në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit mes Serbisë dhe BE-së.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>