http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 12 korrik 2010 - 13:09 CET

Shtypi pėr Botėrorin dhe fitoren e Spanjės

Shtypi britanik i sė hėnės ndalet tek pėrfundimi i Botėrorit dhe finalja e tij, pėr tė cilėn thotė se ėshtė klasė mė vete, por pėr arsyet e gabuara.

Gazetarėt sportivė janė tė kėnaqur me rezultatin nė finale.

TIMES e quan Spanjėn "kombin futbollistik mė tė mirė tė epokės."

"Kampionėt qė ia vlejnė" thotė DAILY TELEGRAPH, "tė angazhuar nė mėnyrė tė lavdishme pėr tė luajtur siē duhet."

Por toni mbizotėrues i mbulimit tė finales, ėshtė kritikė pėrsa i takon taktikave tė zgjedhura nga Holanda.

"Holandezėt kishin shkuar pėr tė luftuar," shkruan INDEPENDENT, "dhe zgjodhėn pėr tė jetuar me pasojat".

DAILY MIRROR e pėrmbledh stilin e tyre me shprehjen "nallanet e luftės" dhe nė vend tė shprehjes futboll total qė karakterizon stilin e tyre, e pėrditshmja thotė se nė finale holandezėt kanė praktikuar, "huliganizėm total".

DAILY MAIL, ėshtė zhgėnjyer qė "vendi qė i ka dhėnė botės futbollin total" tė luante si nė finalen e sė djelės.

GUARDIAN e quan ekipin holandez "palėn nė masė tė madhe fajtore."

DAILY EXPRESS thotė se fatkeqėsisht finalja nuk ishte njė ndeshje qė mund ta ndiqje me interes.

"Nuk ishte gara qė bota donte tė shikonte", shkruan e pėrditshmja.

TIMES, thotė se nė botė "njerėzit u kyēėn para ekraneve pėr t'u entuziasmuar", por nė vend tė kėsaj "panė ndeshjen mė tė shėmtuar dhe mė tė pakėndshme tė finaleve tė Botėrorit."

SUN dhe MIRROR e pėrshkruajnė fitoren e ekipit spanjoll me njė fjalė "drejtėsi."

SUN shkruan se fitoi ekipi i duhur, ndėrsa MIRROR shkruan se "spanjollėt janė mė tė mėdhenjt e botės."

GUARDIAN e pėrshėndet triumfin e tyre si "demonstrim qė futbolli i luajtur nė mėnyrėn e mund tė jetė njė formė arti."

Sikurse sulmuesit spanjolle pranė zonės se rreptisė, gazeta duket sikur vihen nė rradhė pėr tė pėrgėzuar vendin organizator tė Kupės sė Botės, Afrikėn e Jugut.

TIMES shkruan se Afrika e Jugut "u ngrit mbi problemt e saj duke organizuar turneun qė shkoj mė vaj nė histori".

NDEPENDENT mendon qė ēdo afrikanojugor duhet tė ndihet krenar pėr atė qė kanė arritur.

Ndėrsa DAILY TELEGRAPH thotė se "parashikimet e rėnda pėr kaos, dolėn tė gabuara".

megjithatė gazetė dyshon nėse turneu do tė mund ta arrijė shumė pėr tė ndryshuar vendin.