BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 26 korrik 2010 - 14:02 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Shtypi britanik pėr Kosovėn
 
Festime me rastin e vendimit tė GJND-sė pėr Kosovėn
Shtypi britanik ka vazhduar tė komentojė vendimin GJND-sė rreth ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės.

E pėrditshmja The Times sot nė faqet ndėrkombėtare sjellė artikullin me titullin "Kryetari i serb i njė bashkie nė Kosovė parashikon tė ardhme tė ndritshme pėr kėtė vend."

Fjala ėshtė pėr kryetarin e bashkisė tė komunės sė Shtėrpcės, Bratislav Nikoliē, i cili nė artikull flet pėr presionin gjatė zgjedhjeve tė kaluara qė ai kishte pėr tė bojkoktuar zgjedhjet.

Ai tha se presioni ishte kryesisht nga serbėt radikalė qė dėshirojnė tė shkaktojnė probleme.

Zoti Nikoliē e mohoi se i kishte dhėnė mbėshtetje vendimit tė GJND-sė, i cili e quajti tė ligjshme pavarėsinė e Kosovės, por ai tha se misioni i tij ishte lokal - qė tė ndihmonte bashkėatdhetarėt e vet qė tė gjenin punė si dhe te silte invetsime tė reja nė bashkinė e tij.

Autori i artikullit thotė se bashkia e Shtėrpcės ka njė potencila tė madh ekonomik pėr shak se nė kėtė komunė ėshtė Brezovica, vendskijimi i njohur nė rajon, i cili gjatė kohės sė ish-Jugosllavisė tėrhiqte mė shumė se 40 mijė turistė nė vit por tani ai ka vuajtur nga mungesa investimesh pėr mė shumė se njė dekadė.

Zoti Nikoliē thotė se ka plane qė tė organizojė njė konferencė pėr investitorė vitin e ardhshėm.

Ai tha se ky vend-skijim duhet tė jetė kryeqyteti turistik i Kosovės, pėrfundon artikulli nė The Times.

Gjithashtu gjatė fundjavės nė njė editorial me titull "Pesimizmi i pavend rreth pavarėsisė sė Kosovės nė Independent thotė se vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ka shokuar serbėt dhe shqiptarėt , pėr tė keq dhe tė mirė, respektivisht.

Autori thotė se tė gjithė pritshin se vendimi do tė linte hapėsirė pėr interpretim personal pėr tė gjithė por vendimi ishte i prerė nė favor tė shqiptarėve tė Kosovės.

Ky rezultat ishte katastrofė pėr serbėt, thotė eidtoriali nė Independent.

Kjo, sipas gazetės, shėnon fundin e fushatės sė Beogradit pėr tė penguar pavarėsinė e Kosovės.

Nėse Serbia vendos qė tė bisedojė me Kosovėn tani do ta bėjė atė nga njė pozitė shumė mė e dobėt.

Serbėt, thotė editoriali e ndjejnė vehten tė poshtėruar dhe tė zemėruar sepse e shohin Kosovėn si historikisht pronė tė tyre.

Edhe pas kėtij vendimi, autori i editorialit thotė se ky vendim nuk do tė ndikojė nė raste tė tjera tė ngjashme me rastin e Kosoves.

Ligji vetėm mund tė informojė vendimarrjet e ardhshme ndėrsa rastet si ai i Kosovės do tė shqyrtohen mbi meritat individuale, thotė Independent.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>