BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 23 korrik 2010 - 09:59 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Shtypi britanik pėr vendimin e GJND-sė
 
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė deklaroi se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e ligjshme
Gazeta The Times ndėr titujt kryesorė thotė se vendimi i gjykatės se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė 'e ligjshme' ishte njė vendim i menēur dhe i kohės.

Kjo ngjarje ėshtė parė me shumė interes pasi mund tė ketė pasoja tė thella jo vetėm pėr Kosovėn por edhe pėr shtete tė tjera qė mund tė shkėputen nė tė ardhmen, vende si Qipro Veriore apo Osetia Jugure.

Por gazeta The Times thotė vendimi ishte 'i kujdesshėm dhe i arsyeshėm dhe shqetėsimi se do tė vendosė precedent pėr ndarjen e vendeve tė tjera ėshtė i gabuar sepse shpallja e pavarėsisė sė Kosovės erdhi si resultat i padretėsive dhe maltrajtimit', thotė gazeta Thė Times.

Sipas Edwin Bakker, profesor nė institutin pėr marėdhėniet ndėrkombėtare Clingendael nė Hollandė i cili flet pėr gazetėn Financial Times, ėshtė hera e parė qė njė akt separatist merr bekimin qė prej 40 vjetėsh.

'Pėr herė tė parė qė nga ndarja e Pakistanit, nė mes tė viteve 70-tė, kemi parė qė njė vend tė bėhet i pavarur megjithė opozitėn e madhe nga vendi prej tė cilit po ndahet'.

'Ky vendim mund t'i japė krahė separatistėve nė mbarė globin por vendet qė janė tė ngjashme me rastin e Kosovės janė shumė tė pakta',thotė zoti Bakker.

Mbėshtetja e perėndimit pėr Kosovės thotė gazeta The Times, tregon ndjeshmerinė e vendeve tė lira pėr te njohur vet qeverisjen, dhe marrėdhenia e mirėfilltė mes Serbisė dhe Kosovės duhet ta kapėrcejė konfliktin dhe tė shohė pėrpara pėr hyrjen e mundshme tė dy shteteve nė Bashkimin Evropian, proces qė ky vendim do ta bėjė mė tė mundshėm.

Deri tani pavarėsia e Kosovės njihet nga 69 prej 192 shteteve por duhet qė mė shume se 100 shtete ta njohin atė nė mėnyrė qė tė arrihet anėtarėsim nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.

Sipas gazetės Thė Guardian kjo njohje e Gjykatės Ndėrkombėtarė tė Drejtėsisė patjeter do tė sjellė edhe njė valė tė re vendesh qė do ta njohin pavarsinė e Kosovės dhe do ta ēojnė atė edhe me afėr anėtarėsimit nė OKB.

Daily Telegraf shkruhet se tė patėn 40 vende tė tjera do priten ta njohin Kosovėn si rrjedhojė e vendimit tė gjykatės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>