BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 15 korrik 2010 - 12:09 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Shefi i ri i forcave britanike nė fokus tė shtypit
 
Sir David Richards
Emėrimi i gjeneral Sir David Richards si shefi i Shtabit tė Mbrojtjes ėshtė mirėpritur nga tė gjithė sipas shtypit britanik.

E pėrditshmja Daily Telegraph thotė se gjenerali Richards ėshtė njeriu mė i pėrshtatshėm pėr njė punė kaq tė vėshtirė.

Njė e pėrditshme tjetėr Sun thotė se gjenerali Richards ėshtė njė ushtarak qė mendon pėr ushtarėt.

Daily Mail thotė se ai ėshtė njė njeri i besuar si nga politikanėt ashtu edhe nga trupat ushtarake qė ndodhen nė vijėn frontale.

Financial Times gjithashtu thotė se Gjenerali Richards nuk do tė hezitojė qė tė thotė atė qė mendon.

Ndėrsa Times thotė se gjenerali Richards ka reputacionin e njė zyrtari ushtarak qė flet tė vėrtetėn por gjithashtu paralajmėron atė se ndodhet pėrballė njė beteje tė vėshtirė pėr tė fituar besimin tek forcat ajrore dhe ato detare.

E pėrditshmja Times nė njė artikull nė faqen e parė thotė se Europa e paralajmėron Presidentin Obama se marrėdhėniet mes tyre nuk ėshtė duke funksionuar siē duhet.

Bėhet fjalė pėr kritikat nga presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, i cili ka thėnė se marrėdhėnjet mes Europės dhe Shteteve tė Bashkuara nuk janė duke pėrmbushur potencialin qė kanė.

Zoti Barroso e tha kėtė nė njė intrvistė pėr tė pėrditshmen Times.

E pėrditshmja Guardian fokusohet nė njė hetim qė ka urdhėruar kryeministri britanik David Cameron rreth akuzave pėr pėrfshirje tė forcave britanike nė rrėmbimin dhe torturimin e shtetasve britanikė qė ėshtė dyshuar se mund tė jenė pjesė e rrjetit tė al-Kaidės, menjėherė pas sulmeve tė 11 shtatorit nė vitin 2001.

Daily Mail ka nė faqe tė parė kryeministrin britanik Cameron i cili ka kritikuar qytetarėt britanikė qė i kanė bėrė homazhe vrasėsit Raoul Moat i cili pasi kishte vrarė njė person dhe plagosur njė polic vrau veten pasi ishte rrethuar nga policia.

Bėhet fjalė pėr mijėra homazhe qė i janė bėrė atij nė faqen e tij nė rrjetin social Facebook.

Pėr tė pėrditshmen Daily Mirror ky ėshtė realiteti i trishtuar sepse njė pakicė e shqetėsuar e qytetarėve gjithmonė do tė anojė nga kriminelėt.

Nė njė ngjarje tjetėr Times njofton se ambasadat britanike dhe komisionet e larta ka tė ngjarė tė preken nga shkurtimet nė fondet publike tė njoftuara kohė mė parė nga qeveria e re britanike.

Sipas saj qindra diplomatė tė lartė pritet tė humbasin vendet e tyre tė punės nė dobi tė stafit vendor i cili supozohet tė jetė shumė mė i lirė se sa stafi nga Britania e Madhe.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>