|
Vite tė vėshtira pėr ekonominė britanike
|
|||||||||||||||||||||||
Zhvillimet ekonomike zėnė vend qėndror nė tė gjitha gazetat e mėdha britanike tė sė mėrkurės.
"Miliona pėrballen me njė periudhė katėrvjeēare tė rėnies sė standardeve tė jetesės" paralajmėron nė ballinė The Daily Telegraph. Gazeta citon ekonomistin, Geoff Dicks, njė nga tre anėtarėt e Zyrės pėr Efikasitetin e Buxhetit, t'u ketė thėnė deputetėve se Britania do tė pėrballet me ulje reale tė tė ardhurave, ngase rritja e pagave nuk ka arritur tė ndjekė rritjen e inflacionit. Pagat e punonjėsve tė sektorit publik janė ngrirė pėr njė periudhė dyvjeēare, ndėrsa shumė punonjės tė sektorit privat janė detyruar tė pranojnė marrėveshje tė ngjashme ose punė me orar tė reduktuar pėr tė ruajtur vendet e punės. Sipas parashikimit tė Zyrės pėr Efikasitetin e Buxhetit, edhe pėr disa vite, rritja e pagave nuk do tė mund tė kapė rritjen e kostos sė jetesės nė Britani. Megjithatė, ekspertėt vlerėsojnė se gjatė katėr vjetėve tė ardhshme do tė krijohen mbi njė milion vende tė reja pune, duke e ēuar numrin e pėrgjithshėm tė personave tė zėnė me punė nė Britani nė 30 milion. Nė sektorin publik, pritet tė mbyllen rreth 600 mijė vende pune. Gazeta The Independent hapet me atė qė e quan "Historia e patreguar e borxhit tė Britanisė". Gazeta publikon shifrat e Zyrės Kombėtare tė Statistikave, sipas sė cilės, borxhi i brendshėm i Britanisė ėshtė gati 4 trilion stėrlina, ose afro katėr herė mė i lartė se dihej deri mė tani. Borxhi lidhet me koston e sektorit publik dhe pensionet shtetėrore, si dhe pagesat qė u janė premtuar kontraktorėve privatė pėrmes nismave financiare private. The Independent pėrllogarit se "nėse brezi i taksapaguesve tė sotėm dėshiron ta ulė faturėn fiskale pėr fėmijėt dhe nipėrit e vet, atėherė duhet tė paguajė sot gati 30 pėr qind mė shumė taksa. "Buxheti i [ministrit tė financave] Osborne, shton rrezikun e kthimit nė recesion", shkruan The Times. Ekspertėt e ekonomisė po paralajmėrojnė pėr mundėsinė e rrėshqitjes sė ekonomisė britanike nė njė recesion tė dyfishtė. Kjo ėshtė njė gjendje kur njė ekonomi e brishtė ngadalėson rritjen nė fazėn e hershme tė rimėkėmbjes nga recesioni ekzistues. The Times sjell parashikimet e Sir Alan Budd, kreu nė largim i Zyrės pėr Efikasitetin e Buxhetit, sipas tė cilit ekonomia britanike pėrballet me njė gjendje 'jashtėzakonisht tė pasigurt'. Sir Alan nuk e pėrjashton mundėsinė e 'njė recesioni tė dyfishtė', por as atė tė njė rimėkėmbjeje tė fuqishme tė ekonomisė britanike. Gjendja e vėshtirė e financave te vendit zė kryeartikullin e gazetės The Guardian. "Shkurtoni vendet, mos zvogloni fondet" citohet nė gazetė rektori i University College London, njė prej institucioneve elitare nė Britani. Sipas rektorit Malcolm Grant, nėse nuk ka mundėsi financimi, qeveria mė mirė duhet tė mbyllė disa universitete se sa tė shkurtojė fondet pėr disa institucione kėrkimore me 'famė botėrore'. Kreu i UCL-it britanik, qė renditet i katėrti nė botė pas universitetit tė Harvard-it, Cambridge-it dhe Yale, i ka bėrė thirrje qeverisė tė konsiderojė uljen e numrit tė studentėve, si ēmim mė i arsyeshėm, nė mbrojtje tė trashėgimisė sė ēmuar tė Britanisė nė fushėn e kėrkimeve shkencore nė universitete. Ndėrsa The Financial Times sjell deklarimin e Ministrit tė Jashtėm, William Hague, nė mbrojtje tė personelit tė ambasadave nga shkurtimet nė buxhet. Nė prag tė fillimit tė njė turneu diplomatik nė Kinė e Japoni, zoti Hague citohet tė ketė thėnė se nė tė ardhmen ministria e tij do tė ketė misionin 'ekzistencial' tė promovimit tė tregtisė. Me anė tė rrjetit tė ambasadave "Britania duhet tė jetė e pranishme nė shumicėn e vendeve pėr tė ndihmuar kompanitė britanike", ka thėnė ministri i jashtėm William Hague. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||