BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 19 janar 2010 - 14:25 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Gazetat për angazhimin amerikan në Haiti
 
Amerikanët shpërndajnë ndihma në Haiti
Amerikanët po kujdesen për logjistikën dhe shpërndarjen
Shtypi britanik vazhdon të ketë në fokus situatën në Haiti, por nga këndvështrime të ndryshme.

E përditshmja The Daily Telegraph ne faqe të parë sjell titullin: "Francezët akuzojnë Amerikën se po e pushton Haitin".

Ky titull ilustrohet nga fotografia e ushtarëve amerikanë duke u shpërndarë shishe me ujë viktimave, të tërmetit haitian.

Gazeta thotë se Franca akuzon Shtetet e Bashkuara se ka pushtuar Haitin të hënën, duke futur mijëra trupa amerikane në vend për të marrë kontrollin e situatës së sigurisë dhe shpërndarjen ndihmave.

Sipas gazetës, ministri francez për operacione humanitare, Alain Joyandet ka kërkuar që Shetet e Bashkuara ta sqarojnë rolin e tyre në Haiti.

Zoti Joyandet tha se në këtë moment është imperative që të ndihmohet Haiti dhe jo të pushtohet.

Edhe Guardian në faqe të parë sjell një artikull që ka të bëjë me rolin e forcave amerikane në Haiti, me titullin "Nuk jemi këtu për të luftuar, këmbëngulin trupat amerikane".

Në Haiti aktualisht ndodhen 1500 trupa të shoqëruara me helikopterë karakteristikë Black Hawk, por kjo është pjesa e parë e kontigjentit prej 5 mijë trupave që ka premtuar presidenti Obama.

Komentatorët politikë thonë se është vështirë të dërgosh një numër të tillë ushtarësh të armatosur në një vend të vogël si Haiti pa u dukur si pushtim, shkruan Guardian.

E përditshmja The Independent sjell titull më pozitiv rreth rolit të ushtarëve amerikanë në Haiti me titullin, "Trupat amerikane sjellin ushqime dhe shpresë për haitianët."

Independent thotë se haitianët kanë mirëpritur ndihmën e SHBA-së, që e ka pushtuar këtë ishull nga viti 1915 deri 1934.

Gazeta thotë se ka ndjenja të përziera pasi Amerika ka mbështetur disa regjime të kaluara të ashpra në këtë vend.

Ndërkohë, presidenti i Venezuelës Hugo Chavez ka shfrytëzuar rastin që të akuzojë Amerikën se po pushton Haitin, thotë the Independent.

E përditshmja The Financial Times thotë se janë intensifikuar përpjekjet për të ndihmuar Haitin.

Reagimi global ndaj tërmetit shkatërimtar në Haiti është avancuar me thirrjet e OKB-së, për të rritur numrin e paqeruajtësve si dhe me premtimin e ndihmave prej rreth gjysëm miliard dollarësh nga Bashkimi Evropian, thotë Financial Times.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>