BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 18 janar 2010 - 13:02 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Frikë për trazira ndërsa vonohen ndihmat
 
Trazira ndërsa haitianët janë të dëshpëruar për ushqime
Haitianët të dëshpëruar për ushqime
Janë shtuar shqetësimet për trazira në Haiti, ndërsa njerëzit po përdorin dhunë për të siguruar ato sadopak ushqime që po vijnë me ndihmat.

Gazeta THE INDEPENDENT e vë fokusin tek përpjekjet për të gjetur të mbijetuar nga gërmadhat.

"Nuk do të heqim dorë, do të gërmojmë deri sa të mundemi," shkruan titulli në faqe të parë të gazetës.

Gazeta sjell disa raste kur janë gjetur njerëz të gjallë nën gërmadha edhe 4-5 ditë pas tërmetit.

Por një tjetër sfidë, sipas gazetës, është trajtimi i të vrarëve. Shumë syresh mbeten ende nëpër rrugë.

Gazeta boton një foto të një karroce dore të mbushur me disa kufoma e lënë pa zot në një prej rrugëve në kryeqytetin haitian Port-o-Prince.

"Dinjiteti," shkruan gazeta, "është malli më i rrallë!"

Gazeta THE TIMES e vë theksin në mundësinë së trazirave ndërsa njerëzit janë të dëshpëruar se nuk po gjejnë ushqime.

"Turmat linçuese iu kthehen atyre që mundohen të grabisin mallra, ndërsa Haiti nxjerr inatin e tij lidhur me ndihmat," shkruan gazeta.

Ajo e shoqëron lajmin në faqe të parë me foton e një polici haitian që qëllon në ajër për të trembuar njerëzit që duan të sulmojnë një dyqan që ka mbetur ende në këmbë pas tërmetit.

Gazeta THE DAILY TELEGRAPH e vë theksin në të njëjtën temë, rrezikun e vjedhjeve të ndihmës.

Ajo boton një foto të një djali haitin me një thikë në dorë në përpjekje për të marrë nga një tjetër një paketë me ushqime.

E përditshmja THE GUARDIAN shkruan se tërmeti katastrofik që goditi Haitin mund të hapë një kapitull të ri në historinë e këtij vendi.

"Gjatë disa dekadave të kaluara ndihma për zhvillim që ka mbërritur në Haiti ka pasur ndikim shumë të vogël në përmirësimin e jetesës së popullsisë së atjeshme," shkruan gazeta.

Prandaj, me rëndësi vendimtare është që operacioni i dërgimit të ndihmës humanitare që po vazhdon, të pasohet me një plan të bashkërenduar për të cilin me siguri do të duhet të sigurohen disa miliarda dollarë.

"Krizat humanitare anembanë botës kanë dëshmuar se përgjigjet ndaj katastrofave të shpeshtën janë të shpejta, të efektshme dhe të mirëfinancuara," shkruan gazeta.

"Mirëpo, mjetet për rimëkëmbje janë shumë vështirë të sigurohen, prandaj vendet e goditura humbin rastin të ndërtojnë një ardhmëri më të mirë."

Hairi ka merituar një rimëkëmbje të vërtetë jo vetëm të ndërtesave të shkatërruara, por dhe të strukturës së tij të pasigurt social-ekonomike, thotë kjo e përditshme duke vlerësuar se mënyra me të cilën autoritetet e atjeshme dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë do ta zbatojnë këtë rimëkëmbje ka për të përcaktuar edhe të ardhmen e Haitit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>