BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 11 nėntor 2009 - 12:33 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Komente pėr Afganistanin
 
Helikopter me trupa britanike
Ka pasur kritika se trupat britanike nuk po mbėshteten si duhet
Pėrmbledhje e disa shkrimeve pėr debatin rreth trupave britanike qė shėrbejnė nė Afganistan.

Gazeta THE TIMES shkruan se Shtetet e Bashkuara duan mė shumė trupa tė NATO-s pėr njė ofensivė tė re.

Sipas gazetės presidenti Obama kėrkon qė vendet aleate, kryesisht ato evropiane, tė dėrgojnė afro 4 mijė trupa shtesė nė Afganistan.

Gazeta thotė se zoti Obama pritet tė konfirmojė dėrgimin e 35 mijė ushtarėve amerikanė shtesė nė Afganistan, qė tė gjithė tė pėrgatitur pėr veprime luftararake.

Kjo gazetė shkruan se, momentalisht, vetėm dy anėtare tė NATO-s, Britania dhe Turqia, kanė thėnė se do tė shtojnė numrin e trupave tė tyre nė Afganistan dhe 'zor se do tė ketė ndonjė vend tjetėr'.

Gazeta THE INDEPENDENT boton nė faqe tė parė njė artikull me titullin " Votuesit thonė se lufta nė Afganistan e dėmton sigurinė".

Gazeta i referohet njė sondazhi tė saj sipas tė cilit katėr nė pesė britanikė nuk besojnė se pėrfshirja e Britanisė nė luftėn nė Afganistan po e shton sigurinė nė rrugėt e Britanisė nga kėrcėnimi i sulmeve tė mundshme terroriste.

Gazeta THE GUARDIAN ndalet nė debatin qė ka shkaktuar letra e ngushėllimit qė kryeministri britanik Gordon Brown i dėrgoi nėnės sė njė ushtari britanik qė humbi jetėn nė Afganistan.

Gazeta shkruan se zoti Brown i ka kėrkuar falje nėnės sė ushtarit tė vrarė pėr gabimet nė letrėn e tij tė ngushėllimit.

Sipas gazetės, zoti Brown nė mėnyrė indirekte iu referua dhimbjes qė ai vetė pėrjetoi kur humbi vajzėn e tij nė pėrpjekje pėr t'i bindur kritikėt e tij se ai e kupton shumė mirė dhimbjen e thellė qė ndjejnė familjarėt e ushtarėve qė kanė humbur jetėn nė Afganistan.

Nė kėtė ēėshtje ndalet edhe gazeta THE DAILY TELEGRAPH.

"Nėna qė ėshtė nė zi akuzon Brown-in ndėrsa gjashtė trupa tė tjerė pa jetė kthehen nė atdhe", shkruan kjo gazetė.

Ajo citon nėnėn e ushtarit tė vrarė, Jacqui Janes, se djali i saj do tė kishte shpėtuar nėse trupat britanike do tė kishin mė shumė helikopterė nė terren.

THE FINANCIAL TIMES shkruan se, pėrballė perceptimit se mbėshtetja pėr luftėn nė Afganistan po bie, kryeministri Gordon Brown po kėrkon ta bindė publikun qė ta kuptojė lidhjen mes luftės qė po zhvillohet nė njė vend tė largėt si Afganistani dhe kėrcėnimit qė i kanoset Britanisė nga terrorizmi.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake