|
Shtypi pėr klimėn dhe traktatin
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me luftėn kundėr ngrohjes globale janė disa nga zhvillimet tė cilat trajton shtypi britanik i sė
mėrkurės.
Nė faqet e saj ndėrkombėtare e pėrditshmja GUARDIAN, shkruan se SHBA-ja po e lė mėnjanė debatin pėr klimėn megjithė thirrjen e bėrė nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Sipas gazetės, negociatorėt ndėrkombėtarė, humbėn njė prej elementeve kyēe pėr njė marrėveshje tė suksesshme lidhur me ngrohjen klimatike, pasi udhėheqėsit demokratė nė kongres, pėrjashtuan mundėsinė e kalimit tė njė ligj pėr klimėn para vitit 2010. Angela Merkel shfrytėzoi njė fjalim historik nė kongresin amerikan pėr t'i bėrė thirrje Amerikės qė tė veprojė pėr klimėn, duke thėnė se suksesi nė konferencėn e Kopenhagės do tė varej nga vullneti i tė gjitha vendeve pėr tė respektuar reduktimin e emetimeve. Por nė tė njėjtėn faqe, e pėrditshmja GUARDIAN shkruan pėr njė studim tė ri qė thotė se ėshtė mbivlerėsuar efekti qė ka patur shkatėrrimi i pyjeve tropikale mbi emetimet e dioksidit tė karbonit. Humbja e sipėrfaqeve pyjore nė vende si Brazili dhe Indonezia, presupozohet se ka shkaktuar 20 pėr qind tė emetimeve tė pėrgjithshme nė botė qė shkaktohen nga aktiviteti njerėzor dhe qė ėshtė mė shumė se sa shkaktohen nga sistemi i transportit. Por studiuesit nė Universitetin VU nė Amsterdam kanė arritur nė pėrfundimin se emetimet nga shpyllėzimet janė nė masėn 12 pėr qind. Ulja e emetimeve qė shkaktohen nga humbja e sipėrfaqeve pyjore ėshtė njė ēėshtje qė diskutohet edhe nė njė konferencė kėtė javė nė Barcelonė. Libri mė i fundit i njė prej aktivistėve mė tė njohur pėr klimėn, ish zv/presidenti amerikan Al Gore, ka shkaktuar mjaft debat. GUARDIAN shkruan se ky libėr ka ngritur pyetje nėse investimet e zotit Gore nė teknologitė ekologjike pėrbėjnė njė konflikt interesash. Thirrja e fundit e zotit Gore pėr tė vepruar pėr tė zgjidhur krizėn klimatike shkaktoi debat lidhur me pėrfshirjen e tij nė firma qė investojnė nė teknologji tė gjelbra. Al Gore, shkruan GUARDIAN ka investuar nė njė kompani qė ka kontratata me shėrbime qė javėn e kaluar fituan 560 milion dollarė subvencione nga qeveria amerikane. Pas ratifikimit tė Traktatit tė Lisbonės nga vendi i fundi i BE-sė, Ēekia kėtu nė Britani vėmendja ėshtė pėrqėndruar tek Tony Blair dhe David Cameron. DAILY TELEGRAPH shkruan se fuqia e Britanisė pėr tė qeverisur veten ėshtė duke u dorėzuar gjithnjė e mė shumė tek Brukseli pas ratifikimit tė Traktatit. Ratifikimi nga ana e ēekėve i bėn konservatorėt britanikė qė tė braktisin premtimin pėr tė mbajtur njė referendum nė Britani pėr Lisbonėn. Njė prej zyrtarėve tė lartė tė konservatorėve William Hague e quajti tė martėn njė "ditė tė keqe pėr demokracinė britanike". Ndėrsa lideri i partisė David Cameron u akuzua se hoqi dorė nga premtimi pėr njė referendum duke i tradhėtuar britanikėt, shkruan gazeta. Zoti Cameron do tė paraqesė planet pėr alternativėn konservatore pėr tė rinegociuar pjesė tė anėtarėsisė britanike nė Evropė, pėr tė rikthyer kontrollin mbi ligjet e punėsimit dhe ato sociale. THE TIMES shkruan pėr njė "agim tė ri pėr Evropė" dhe fillimin e njė gare pėr tė gjetur njė president. Udhėheqėsit evropianė nuk humbėn kohė nė fillimin e procesit pėr tė zgjedhur presidentin e ri tė tyre, nga njė mori emrash, ku janė edhe kryeministri suedez, Frederik Reifeldt dhe ish kryeministri britanik, Tony Blair. Shanset e zotit Blair u dėmtuan javėn e kaluar kur vendet e vogla tė kėrkuan njė kryetar dhe jo njė shef. FINANCIAL TIMES citon burimet tė veta, qė thonė se ish kryeministri britanik, Tony Blair ka bėrė pėrpjekje pėr tė ringjallur perspektivėn pėr tė qėnė president i BE-sė duke bėrė lobing tek udhėheqėsit e Francės dhe Gjermanisė. Vendimi i zotit Blair pėr ta bėrė kėtė fushatė jozyrtare, shkruan gazeta, erdhi kur u shtuan zėrat se shumica e qeverive tė BE-sė kėrkonin qė posti tė shkonte tek njė vend mė i vogėl se Britania. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||