BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 02 nėntor 2009 - 10:39 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Tėrheqja e Abdullahut lė Karzain pa rival
 
Abdullah Abdullah
Abdullah: "Tėrheqja nga raundi i dytė nuk ishte vendim i lehtė"
Vendimi i kandidatit presidencial Abdullah Abdullah pėr tė mos marrė pjesė nė raundin e dytė tė zgjedhjeve nė Afganistan pasqyrohet gjerėsisht nga shtypi britanik i sė hėnės.

THE TIMES boton njė atikull me titullin "Zgjedhjet presidenciale zhyten nė kaos, ndėrsa rivali i Karzait thotė se nuk do tė marrė pjesė"

Gazeta shkruan se pas kėsaj deklarate procesi zgjedhor ėshtė futur nė njė rrugė pa krye teksa zyrtarėr qė merren me procesin zgjedhor thonė se raundi i dytė duhet tė zhvillohet edhe me njė kandidat, ndėrsa diplomatėt perėndimorė kėrkojnė anullimin e kėtij raundi, pėr shkak tė shqetėsimit se pjesėmarrja mund tė jetė e ulėt.

Sipas gazetės, ky hap synon tė shtojė trysninė mbi presidentin Karzai qė ai tė arrijė njė marrėveshje me zotin Abdullah si e vetmja rrugė pėr ta nxjerrė vendin nga kriza qė po vazhdon qė prej dy muajsh.

"Kaos nė Afganistan ndėrsa Abdullah tėrhiqet nga zgjedhjet" - ėshtė ky titulli i sė pėrditshmes THE INDEPENDENT.

Sipas gazetatės Uashingtoni ėshtė nė dilemė se ēfarė duhet bėrė pasi raundi i dytė tani do tė jetė vetėm me njė kandidat.

Gazeta shkruan se Shtetet e Bashkuara luajntėn njė rol kyē pėr ta bindur presidentin Karzai qė tė zhvillonte njė raund tė dytė zgjedhjesh.

Kjo gazetė citon Sekretaren Amerikane tė Shtetit, Hillary Clinton, se largimi nga gara i njėrit prej kandidatėve nuk ka tė bėjė me legjitimitetin e zgjedhjeve, por me njė zgjedhje personale.

Gazeta vėren se zoti Abdullah u tėrhoq nga gara pasi dėshtuan pėrpjekjet pėr arritjen e njė marrėveshjeje politike mes tij dhe presidentit Karzai pėr ndarjen e pushtetit.

THE GUARDIAN shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe Britania po pėrpiqen qė ta portretizojnė vendimin e zotit Abdullah pėr t'u tėrhequr nga raundi i dytė i zgjedhjeve presidenciale, si gjest tė unitetit kombėtar.

Gazeta shkruan se amerikanėt patėn shpresuar se zgjedhjet nė Afganistan do tė nxirrnin njė partner tė fortė dhe tė besueshėm nė zbatim tė strategjisė kundėr militantėve talebanė.

"Pėrkundrazi - shkruan gazeta - Shtetet e Bashkuara dhe Britania duhet tė merren me njė qeveri me legjitimitet tė cunguar nė kushtet kur edhe opinionin publik nė kėto dy vende po kthehet gjithjė e mė shumė kundėr luftės.

THE FINANCIAL TIMES hapet me njė foto tė zotit Abdullah Abdullah nė momentin e deklarimit pėr t'u tėrhequr nga raundi i dytė i zgjedhjeve presidenciale.

Gazeta e citon atė tė ketė thėnė se qeveria afgane nuk kishte ndėrmarrė masat e kėrkuara prej tij pėr mospėrsėritjen e mashtrimeve nė zgjedhje. "Nuk e kam pasur tė lehtė marrjen e njė vendimi tė tillė", ka thėnė zoti Abdullah nė njė fjalim qė gazeta e cilėson si emocional. Ai ka shtuar se nuk inkurajon bojkotimin e zgjedhjeve dhe as nuk u bėn thirrje pėrkrahėsve tė tij tė dalin nė protesta.

THE DAILY TELEGRAPH shkruan se Hamid Karzait iu dorėzua mandati i dytė nė postin e presidentit tė Afganistanit, ne momentin kur rivali i tij u tėrhoq nga raundi i dytė i zgjedhjeve, duke sinjalizuar kėshtu se ishte i gatshėm tė nėnshkruante njė marrėveshje. Zoti Abdullah Abdullah citohet tė ketė thėnė se "nuk do t'i mbyllė asnjė derė" zotit Karzai.

Gazeta citon njė diplomat europian tė ketė thėnė se, gjatė ditėve tė ardhshme, do tė ndėrmerren hapa pėr ta inkurajuar zotin Abdullah tė heqė dorė nga sfida ligjore ndaj zgjedhjeve dhe qė gjykata supreme e vendit ta shpallė tė panevojshme mbajtjen e zgjedhjeve me njė kandidat.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake