BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 15 tetor 2009 - 11:39 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ēėshtja e trupave nė fokus tė shtypit
 
Brown nė Afganistan
Gazetat e sotme britanike janė tė ndara sa i pėrket deklaratės sė kryeministrit britanik se ai ėshtė i gatshėm qė tė dėrgojė mė shumė trupa nė Afganistan.

E pėrditshmja The Guardian thotė se udhėheqėsit ushtarak britanik kanė mbėshtetur planet e zotit Brown pėr tė dėrguar 500 trupa shtesė nė Afganistan.

Zoti Brown u ka thėnė deputetėve britanik nė parlament se vendimi i tij ėshtė konsistent me atė qė amerikanėt do tė vendosin ēfarė sugjeron se pritet qė edhe presidenti Obama do tė bije dakort pėr tė rritur numrin e trupave amerikane nė Afganistan.

Kryeministri Brown pėrshkroi objektivat britanik si tė qartė dhe tė fokusuar nė parandalimin e sulmeve tė mundshme tė Al Kaidės mbi Britaninė.

Zoti Brown tha se nė Afganistan duhet njė strategji e re pėr tė rindėrtuar vendin si dhe pėr t'i pėrgatitur forcat afgane duke i stėrvitur pėr tė marrė pėrsipėr njė rol mė tė madh nė operacionet ushtarake nė kėtė vend.

E pėrditshmja The Independent mendon se qėndrimi i zotit Brown i ka tė gjitha tiparet e njė operacioni nė pritje - nė pritje tė shpalosjes sė planeve tė presidentit Obama rreth pėrforcimeve amerikane nė Afganistan.

Gazeta thotė se Brown ėshtė sulmuar nga ish zyrtarė laburist se vendimi i tij pėr tė miratuar dėrgimin e trupave shtesė nė Afganistan ėshtė i vonuar.

Ish sekretari britanik i mbrojtjes, John Hutton tha se kėto perforcime do tė duhej tė ishin vendosur dhe dėrguar nė pranverė kur ai si sekretar i mrbojtjes i kishte kerkuar ato.

Zoti Hutton tha se nuk duhet bėrė kompromise me numrin e forcave qė dėrgohen nė Afganistan sepse ēmimi i humbjes atje do tė ishte shumė i lartė.

E pėrditshmja The Daily Telegraph thotė se ėshtė e padrejtė qė Britania tė mbahet pezull nga Shtetet e Bashkuara rreth planeve pėr dėrgimin e trupave shtesė nė Afganistan.

E pėrditshmja The Daily Mirror thotė se trupat duhet tė jenė tė vetėdijshme se janė duke luftuar pėr demokraci prandaj edhe zgjedhjet presidenciale tė debatueshme nė Afganistan ose duhet tė pėrsėriten ose duhet tė krijohet njė qeveri e bashkimit kombėtar.

E pėrditshmja The Times thotė se ėshtė nė favor tė dėrgimit tė trupave shtesė nė Afganistan por se nuk ėshtė mirė se ato do tė dėrgohen vetėm pas disa javėsh.

Edhe The Times citon ish sekretarin britanik tė mbrojtjes, John Hutton tė ketė thėnė se nėqoftėse kemi tė bėjmė me njė mision kombėtar atėherė duhet bėrė gjithėēka pėr tė siguruar fitore tė plotė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake