http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 17 korrik 2009 - 11:39 CET

Shtypi britanik i sė premtes

Parashikimet e fundit rreth rasteve me gripin e derrave nė Britaninė e Madhe pėrbėjnė temėn kryesore pėr gazetat britanike tė sė premtes.

Numri i 65 mijė vdekjeve tė mundshme nga infektimi pėrmendet nga shumė gazeta, por si nėnvizon gazeta Guardian, kjo shifėr paraqet vetėm skenarin mė tė keq.

Daily Telegraph nė faqen e parė njofton pėr zhvillimet mė tė fundit nga ky front: "29 tė vdekur dhe dhjetėra nė gjendje kritike," shkruan kryeartikulli i gazetės.

Nė artikull njoftohet se vetėm gjatė javės sė fundit, 55 mijė vetė kanė raportuar simptoma tė virusit, 652 prej tė cilėve janė mjekuar nė spital dhe 53 prej tyre janė nė gjendje kritike.

Reputacioni nė rrezik

Po kjo gazetė nė faqen e parė parashikon qė partia Laburiste nė pushtet do ta dėmtojė reputacionit e Gjen. Sir Richard Dannatt kur ai tė largohet nga posti i Shefit tė Shtabit tė Ushtrisė britanike.

Arsyeja pėr kėtė ėshtė se Sir Richard mendohet se po planifikon njė libėr, i cili, sipas gazetės, mund 'tė dėmtojė' qeverinė pėr situatėn nė Afganistan.

Gazetat britanike, mes tyre dhe Guardian, nė faqen e parė, i kushtojnė vėmendje funeralit tė ushtarit britanik me gradė mė tė lartė qė u vra nė krye tė detyrės nė Afganistan, Kol. Lejt. Rupert Thorneloe.

Tė drejtat e njeriut

Njė funerali i kushtohet faqja e parė dhe nė tė pėrditshmen britanike, Independent, kėsaj rradhe nė Ēeēeni.

Bėhet fjalė pėr aktivisten e shquar tė tė drejtat e njeriut Natalia Estemirova, qė u vra pasi u rrėmbye nga shtėpia nė Grozni.

'Nga pėrtej varrit: njė aktakuzė e fortė ndaj tė pėrkėdhelurit tė Putinit dhe regjimit tė tij tė terrorit," ėshtė kryeartikulli i gazetės qė shoqėrohet nė faqen e parė nga fotografia e presidentit ēeēen, Ramzan Kadyrov.

Ky ėshtė dhe zhvillimi kryesor nė faqet ndėrkombėtare tė sė pėrditshmes tjetėr, Times.

Nė njė artikull nga Ēeēenia, gazata shkruan se ndėrsa shtohet indinjata pėr vrasjen e aktivistes sė tė drejtave tė njeriut, akuzat pėr tė po drejtohen nga udhėheqėsi ēeēen.