Botuar: E enjte, 16 korrik 2009 - 12:01 CET
Revolucioni i energjisė sė gjelbėrt nė Britani nė fokus tė shtypit tė sotėm britanik.
E pėrditshmja The Guardian nė faqe tė parė sjell titullin Laburistėt urdhėrojnė revolucionin e energjisė sė gjelbėrt.
Gazeta thotė se ministri pėr energji dhe ambient, Ed Milliband ka paraqitur planet e qeverisė pėr fokusim nė energji tė ripėrtėrishme.
Ministri bėri tė njohur planin ambicioz nė kuadėr tė zotimeve tė Britanisė sė madhe pėr tė shkurtuar 34 pėrqind deri nė vitin 2020 emetimin e gazrave qė shkaktojnė efektin serė.
Sipas planit Britania do tė sigurojė rreth 40 pėrqind tė rrymės elektrike nga fermat me mullinjė tė erės dhe nga uzinat bėrthamore deri nė fund tė kėsaj dekade.
E pėrditshmja The Daily Telegraph nė tė njejtėn temė sjell titullin Britania duhet tė pajtohet me pushtimin e mullinjve tė erės.
Gazeta paralajmėron se sė shpejti shumė peisazhe britanike do tė kenė nė sfond mullinjė tė erės me lartėsi deri 100 metra - e gjithė kjo nė funksion tė sigurimit tė energjisė sė gjelbėrt.
Sipas gazetės fatura e energjisė pėr njė familje britanike do tė rritet mesatarisht rreth 250 sterlina nė vit nė mėnyrė qė tė kemi mė shumė energji tė ripėrtėrishme, por qeveria thotė se nė njė plan mė afatgjatė tė gjithė do tė pėrfitojnė nga kjo.
Edhe e pėrditshmja Financial Times nė temėn e energjisė sė gjelbėrt paralajmėron pėr rritjen e ēmimit tė energjisė rreth 17 pėrqind gjatė kėsaj dekade si rezultat i planeve tė qeverisė pėr tė zvogėluar dioskid karbonin.
Paralajmėrimi bėhet me rastin e shpalosjes sė planeve tė qeverisė pėr tė luftuar ngrohjen globale dhe pėr tė inkurajuar energjinė e ripėrtėrishme.