http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 09 korrik 2009 - 11:39 CET

Komentohet samiti i G8-s

Gazetat britanike i kushtojnė disa artikuj dhe komente samitit tė G8-s qė po zhvillohet nė Itali.

THE GUARDIAN komenton planin prej pesė pikash pėr tė cilin kanė rėnė dakord udhėheqėsit e G8-s.

Sipas kėsaj gazete, ky plan synon tė inkurajojė rritjen ekonomike pėrballė shqetėsimit se ekonomia globale ka nevojė pėr ndihmė pėr tė shmangur zhytjen mė thellė nė recesion.

Gazeta shkruan se megjithėse drejtues tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar thanė se e keqja mė e madhe e recesionit kishte kaluar, FMN-ja miratoi parashikimin e G8-s se rimėkėmbja e ekonomive mė tė zhvilluara nuk do tė fillojė deri nė gjysmėn e dytė tė vitit tė ardhshėm.

Gazeta shkruan, gjithashtu, se udhėheqėsit e G8-s i kėrkuan Bankės Botėrore qė tė nxjerrė raporte tremujore pėr vendet qė marrin masa proteksioniste si kundėrpėrgjigje ndaj recesionit.

Duke komentuar punimet e deritanishme nė samitin e G8-s, gazeta FINANCIAL TIMES shkruan se uniteti pėr ēėshtjet e ekonomisė nuk ėshtė i lehtė.

Sipas kėsaj gazete, udhėheqėsit e vendeve mė tė pasura tė botės nuk arritėn tė bien dakord pėr njė strategji tė koordinuar pėr rimėkėmbjen e ekonomisė globale pėr shkak tė pikėpamjeve tė ndryshme pėr procesin e rimėkėmbjes dhe hapat qė duhen hedhur nė tė ardhmen.

Megjithatė, kjo gazetė shkruan se udhėheqėsit e G8-s ranė dakord pėr tė vendosur kufizime tė mėtejshme nė nivelin e emetimit tė gazrave qė shkaktojnė efektin serė.

"Udhėheqėsit vendosin objektiva pėr ta vėnė situatėn e ngrohjes globale nėn kontroll", shkruan e pėrditshmja THE TIMES.

Gazeta shkruan se pėr herė tė parė Amerika dhe shtatė ekonomitė e tjera tė zhvilluara tė botės ranė dakord pėr tė hedhur hapa qė tė mos lejojnė qė temperatura mesatare tė rritet mė shumė se 2 gradė celsius deri nė vitin 2050.

Gazeta THE INDEPENDENT hapet me titullin "Shtetet e Bashkuara marrin njė premtim tė rėndėsishėm pėr tė ulur ndjeshėm emetimin e gazrave".

Por, gazeta shkruan se nuk pritet ndonjė hap i mėtejshėm nė kėtė fushė nė samitin mė tė zgjeruar tė 17 vendeve, qė do tė mbahet tė enjten pėr shkak se presidenti kinez u detyrua tė kthehej menjėherė nė Pekin pėr shkak tė trazirave nė provincėn Xinjiang.

Gazeta citon kryeministrin britanik Gordon Brown se vendet e pasura duhet t'iu ofrojnė ndimė vendeve mė tė varfėra qė ato tė rrisin efektshmėrinė nė fushėn e energjisė.

Gazeta THE DAILY TELEGRAPH shkruan se dy nga vendet mė tė mėdha tė botės, Kina dhe India, i kanė kundėrshtuar deri tani thirrjet e udhėheqėsve tė G8-s pėr tė vendosur kufizime mbi emetimin e gazrave qė shkaktojnė ngrohjen globale.

Ndėrsa nga punimet e deritanishme tė samitit tė G8-s, kjo gazetė veēon paralajmėrimin e udhėheqėsve qė marrin pjesė nė kėtė takim se ekonomia vazhdon tė jetė nė rrezik.