Botuar: E mėrkurė, 08 korrik 2009 - 11:25 CET
Gazetat britanike komentojnė trazirat nė provincėn Xinjiang nė veriperėndim tė Kinės.
Gazeta FINANCIAL TIMES hapet me titullin "Nė provincėn Xinjiang shpėrthen zemėrimi ndėrsa turmat e pakontrolluara kėrkojnė tė hakmerren pas portestave tė ujgurėve".
Shkrimi shoqėrohet me njė fotografi, ku tregohen disa tė rinj tė grupit etnik han, qė mbajnė shkopinj dhe mjete tė tjera tė forta nė duar teksa protestojnė nė rrugė.
Ndėr parrullat e hedhura nga qindra tė rinj qė dolėn nė rrugė me shufra hekuri, shkopinj, thika e sėpata, ishte edhe parrulla "Ujgurėt janė bisha".
Gazeta shkruan se autoritetet menduan se e kishin vėnė situatėn nėn kontroll pas protestave tė ujgurėve ditėn e dielė, ku u vranė mė shumė se 150 vetė, por duket se situata ėshtė shkallėzuar.
Kjo gazetė shkruan se trazirat nė kėtė provincė po shihen me shumė shqetėsim nė Pekin sepse ato mund tė inkurajojnė grupe tė tjera etnike qė kanė kėrkesa tė ngjashme me ato tė ujgurėve myslimanė.
"Dekada tė tėra dyshimi dalin mbi sipėrfaqe", shkruan gazeta THE GUARDIAN.
Sipas gazetės, autoritetet kanė dėrguar 20 mijė policė dhe trupa tė tjera nė kėtė provincė pas protestave tė dhunshme tė ditės sė diel.
Gazeta thotė se tani duket e pamundur pėr tė ulur temperaturėn e krijuar nga zemėrimi qė zjen pėrbrenda dhe mungesa e besimit nė mes tė komuniteteve.
Sipas kėsaj gazete, autoritetet kineze kanė lejuar mė shumė gazetarė tė huaj qė t'i mbulojnė kėto protesta, nė krahasim me protestat e njė viti mė parė nė Tibet.
THE TIMES boton fotografinė e njė gruaje tė moshuar me shami nė kokė dhe me bastun nė dorė pėrballė njė mjeti tė blinduar dhe dhjetra ushtarėve nė kryeqytetin e pronvincės, Urumqi.
Shkrimi mban titullin " Akt i vetmuar sfidues ndėrsa trazirat nė Kinė shtohen".
Gazeta bėn njė krahasim mes kėtij akti sfidues dhe asaj qė ndodhi 20 vjet mė parė nė sheshin Tienanmen tė Pekinit, ku njė demonstrues i doli i vetėm pėrpara njė tanku.
"Turma tė etura pėr hakmarrje pas vrasjeve me motive etnike" shkruan THE DAILY TELEGRAPH.
Gazeta shkruan se pėrkundėr frazės 'bashkė-ekzistencė e harmonishme' mes komuniteve tė ndryshme etnike, qė preferon ta pėrdorė shpesh udhėheqja komuniste kineze, fasada e brishtė nė provincėn Xinjiang qė ka njė shumicė myslimane, u kris dhe tani bota mund ta shohė realitetin.
Gazeta THE INDEPENDENT shkruan se vendet perėndimore i kanė lėnė nė baltė ujgurėt.
Nė njė shkrim tė njė akademiku ujgur, ajo shpreh zhgėnjimin e saj qė ka pasur reagime shumė tė kufizuara tė bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj asaj qė ajo e konsideron shtypje tė ujgurėve myslimanė.