|
Afganistani dhe Wimbledoni nė fokus tė shtypit
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Gazetat e sotme britanike fokusohen nė vdekjet mė tė fundit tė ushtarėve britanik nė Afganistan si dhe ofenisivėn e madhe
qė forcat amerikane kanė filluar atje.
E pėrditshmja The Daily Mail e quan vrasjen e oficerit mė tė lartė britanik tė vrarė nė Afganistan, Kolonel Lejtnantit Rupert Thorneloe si njė fitore tė fuqishme propagandistike pėr Talibanin. The Daily Mirror mendon se nderimi mė i madh pėr tė ėshtė qė ai ka vdekur duke udhėhequr trupat e tij nė vijė frontale. Ndėrsa sa i pėrket ofensivės sė madhe tė forcave amerikane nė Afganistan, The Daily Telegraph thotė se ėshtė mbresėlėnėse shkalla e kėsaj pranie ushtarake atje. Gripi i derrave kthehet nė fokus tė shtypit britanik. Parashikimet mė tė fundit pėr numrin e personave qė priten tė infektohen me gripin e derrave nė Britani gjatė muajve tė ardhshėm kanė rezultuar me disa tituj alarmues por dhe me thirrje pėr qetėsi. E pėrditshmja The Mail thotė se gripi i derrave do tė prekė miliona britanikė ndėrsa njė e pėrditshme tjetėr Dialy Mirror flet pėr atė qė e quan dalja jashtė kontrollit e kėtij virusi. Por nė tė njejtėn kohė shumica e gazetave pėrpiqen qė tė ngushėllojnė lexuesit se Britania nuk ka nevojė qė tė shqetėsohet rreth kėtij gripi, i cili deri tani ka qenė kryesiht i manifestuar me simptoma mė tė buta se njė influencė e zakonshme. Njė gazetė tjetėr The Daily Express u bėnė thirrje lexuesve qė tė vazhdojnė jetėn normalisht. Vėmendja nga gjysėm finalet e Wimbledonit Zakonisht nga fundi i turneut tė Wimbledonit vėmendja e britanikėve fokusohet nė praninė ose mospraninė e tenistėve britanikė. Kėtė herė britanikėt janė tė entuziazmuar me paraqitjen dinjitoze tė skocezit Andy Murray i cili sot mund tė ndryshojė historinė e Wimbledonit duke u bėrė tenisti i parė qė arrinė nė finale nėse do tė mundi amerikanin Andy Roddick. Gazetat The Time dhe Daily Express tregojnė fotografi tė tij duke qeshur ēfarė sugjeron se ai ėshtė i relaksuar nė prak tė ndeshjes sė tij mė tė rėndėsishme nė Wimbledon. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||