|
Amerikanėt dorėzojnė qytetet irakiane
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Tėrheqja e trupave amerikane nga qytetet e Irakut, zė vend tė rėndėsishėm nė shtypin britanik tė sė mėrkurės.
Gazeta The Times hapet me njė foto tė policėve irakianė nė Qerbela qė festojne tėrheqjen e amerikanėve. Titulli kryesor i ballinės sė gazetės ėshtė "Dorėzimi nė Bagdad shėnohet me parada dhe njė bombė". Ėshtė fjala pėr shpėrthimin e njė autobombe nė Kirkuk, njė kujtesė pėr sfidat me tė cilat pėrballen forcat vendase tė sigurisė tani e tutje. The Times shkruan se dita e dorėzimit tė qyteteve nė duart e forcave irakiane tė sigurisė ishte njė ditė pushimi qė njerėzit e kaluan me ndjesinė e triumfit dhe frikės bashkė. Nga frika e bombave, tė martėn nė Bagdad ushtroheshin kontrolle tė rrepta tė automjevete tė parkuara dhe shumė banorė zgjodhėn tė mos dalin nga shtėpitė. Nė faqen e parė tė zhvillimeve ndėrkombėtare, The Guardian shkruan pėr atė qė e quan "Paradė e triumfit, teksa irakianėt festojnė tėrheqjen e trupave luftarake amerikane". Gazeta jep kronologjinė e gjashtė viteve tė pushtimit, qė filloi nė mars tė vitit 2003 me sulmet ajrore amerikane dhe pėrfundoi ditėn e fundit tė qershorit 2009 me dorėzimin e sigurisė sė qyteteve tė Irakut tek forcat vendase. Gazeta paralajmėron pėr vėshtirėsitė me tė cilat do tė ndeshen kėto forca nė tė ardhmen. Vetėm gjatė dhjetė ditėve tė fundit nė Irak janė vrarė 250 persona, shumica e tė cilėve nga shpėrthimi i bombave. The Daily Telegraph njofton pėr vrarjen e katėr ushtarėve amerikanė gjatė orėve tė fundit tė operacionit tė tyre luftarak, para transferimit tė kontrollit tė qyteteve nė duart e forcave irakiane tė sigurisė. Gazeta njofton se ushtarėt amerikanė u vranė gjatė njė incidenti nė Bagdad. The Financial Times nė faqet e zhvillimeve nga bota shkruan se "Grupet e naftės u bėjnė qėndresė kushteve tė rrepta tė tenderimit" nė Irak. Sipas gazetės, vetėm kompania britanike British Petrolium dhe kinezja CNPC i kanė pranuar kushtet shtrėnguese tė tenderit qė synon kthimin e rezervės naftėmbajtėse nė Rumaila nė prodhuesin e dytė mė tė madh nė botė. The Independent teksa shėnon transferimin e kompetencave pėr ruajtjen e sigurisė sė qyteteve irakiane nga forcat amerikane tek ato irakiane,
ndalet nė njė analizė ekonomike tė burimeve tė rėndėsishme tė Irakut. Vendi, shkruan gazeta, ėshtė pėrfshirė nė njė luftė
me kompanitė mė tė mėdha tė naftės nė bote pėr kontratat qė, pėr herė tė parė, pritet tė gjenerojnė nxjerrjen e sasive mė
tė mėdha tė naftės nė Irak nė 40 vjet. Gazeta shkruan se nga e ardhmja e naftės irakiane, nga mėnyra se si do tė nxirret dhe
menaxhohet ajo, varet e ardhmja e furnizimeve botėrore me energji. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||