http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 01 dhjetor 2008 - 12:33 CET

Pasqyra e shtypit britanik

Zhvillimet nė Indi pas sulmeve tė javės sė kaluar nė Bombei vazhdojnė tė pushtojnė faqet e para tė gazetave britanike tė sė hėnės.

Times boton nė faqe tė parė njė fotografi ku tre gra indiane ndezin qirinj pėr tė vrarėt gjatė sulmeve nė qytetin e dytė tė Indisė, qė llogaritet se janė tė paktėn 172 nėn titullin 'Lutje pėr paqe ndėrsa pėrshkallėzohen tensionet pėr (zhvillimet nė) Bombei".

Fotografia shoqėrohet me legjendėn: "Minsitri i Brendshėm dhe kėshilltari pėr ēėshtje tė sigurisė japin dorėheqjen mes zemėrimit tė publikut rreth sulmeve. Militantėt mund tė kenė synuar tė provokojnė luftė."

Guardian shkruan nė kryeartikullin e saj se India ka rritur shkallėn e gadishmėrisė, nė atė tė gjendjes sė luftės, mes dhemnbjes qė kanė shkaktuar sulmet.

Nė artukull shkruhet se autorititet indiane kanė deklaruar se kishin prova tė sigurta se sulmet nė Bombei kishin lidhje me Pakistanin.

"Qeveria pakistaneze i ka dėnuar sulmet nė Bombei si 'akt barbar terrorizmi' dhe ka hehdur poshtė pėrfhsirjen nė nivelin institucional," shkruan gazeta, "por grupi qė pėrmendet nga India, Lashkar-e-Taiba, ka marrėdhėnie tė vjetra me organet e Sigurisė sė Pakistanit".

"Zardari i apelon Indisė tė mos e ndėshkojė Pakistanin," shkruan nė faqen e parė Financial Times. Nė artikull thuhet se apeli i kryeministrit tė Pakistanit u bė nė njė kohė kur janė pėrshkallėzuar tensionet mes tė dy vendeve.

Berlusconi nė Shqipėri

Nė versionin online tė gazetės Financial Times botohet njė artikull me titull "Italia dhe Shqipėria do tė nėnshkruajnė marrėveshje mbi energjinė."

Nė artikull thuhet se kur kryeministri italian Silvio Berluskoni , tė takojė kryeministrin shqiptar, Sali Berisha nė Tiranė, dy krerėt e shtetit do tė nėnshkruajnė dy projekte 'madhėshtore' nė fushėn e energjisė.

"Kriza kronike e energjisė nė Shqipėri dhe ambiciet e zotit Berisha pėr tė krijuar njė qendėr aktive rajonale tė energjisė nė vendin e dytė mė tė varfėr tė Evropės kanė hapur njė treg tė ri pėr shumė kompani italiane," shkruan gazeta.

Zoti Berisha, qė pėrballet me zgjedhje nė qershor, shkruan gazeta, do qė t'i bindė shqiptarėt e lodhur nga mungesat e vazhdueshme tė dritave, se atyre po u vjen ndihma dhe shton se kryeministri shqiptar po ofron kushte tėrheqėse pėr investitorėt.

"Por njerėzit e pėrfshirė nė projekte, megjithatė sugjerojnė se ata mund tė pėrballen me vonesa, japin paralajmėrim pėr korrupsion, mungesė transparence nė procedurat e aprovimit, mosmarrėveshje pėr tokėn dhe rezistencė nga ambjentalistėt shqiptarė," shton ajo.

Sipas njoftimeve, ministri i Shqipėrisė i energjisė, Genc Ruli do tė nėnshkruajė dy projekte energjitike: njė me vlerė 1 miliardė euro kontratė me grupin Falcone tė Italisė pėr ndėrtimin e njė uzine rigazifikimi pranė Fierit dhe njė tubacion gazi nėn det pėr nė Itali.

Marrėveshja e dytė, nėvlerė 1.5 miliardė euro pritet tė nėnshkruhet me firmėn sicialiane Mocanda, pėr njė projekt tė prodhimit tė energjisė me anė tė erės nė gadishullin e Karaburunit si dhe njė kabėll energjie qė do tė shkojė nga Adriatiku nė Itali.

Deficiti i energjisė qė ka Italia nė ndėrtimin e infrastrukturės sė re e bėn Shqipėrinė njė mundėsi tėrheqėse pėr burim tė energjisė, thotė Financial Times.

Sipas gazetės, projekti pėr sigurimin e energjisė me anė tė erės nga Moncada do tė jetė njė nga projektet mė tė mėdha tė kėsaj natyre nė Evropė.