|
Shtypi pėr mundėsitė e njė armėpushimi
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Gaza vazhdon tė jetė zhvillimi qė mbulohet mė nė hollėsi nga gazetat britanike tė sė mėrkurės.
Disa prej gazetave sugjerojnė se Izraeli mund tė pranojė njė armėpushim pėr shkak tė rritjes sė presionit diplomatik. E pėrditshmja THE INDEPENDENT beson se presioni pėr t'i dhėnė fund aksionit ushtarak nuk vjen vetėm nga Be-ja por edhe Uashingtoni. Duke u pėrqėndruar nė kėtė fakt gazeta, THE GUARDIAN, shkon mė tej duke sugjeruar se Izraeli ėshtė duke konsideruar njė ndalim tė pėrkohshėm tė bombardimeve. THE TIMES pėrqėndrohet tek njė tjetėr betejė mes Izraelit dhe Hamasit, "lufta e propagandės", pėrsa i takon opinionit botėror. THE DAILY EXPRESS boton fotografi qė tregojnė tymin qė ngrihet mbi qytetin Rafah dhe ndėrtesa qeveritare brenda nė Gazė, tė cilat janė tėrėsisht tė shkatėrruara. Megjithatė e pėrditshmja THE DAILY TELEGRAPH beson se dy tė tretat e kapacitetit ushtarak tė Hamasit mbeten tė paprekura. THE DAILY MIRROR sjell perspektivėn izraelite me njė reportazh nga qytetet izraelite tė goditura nga predhat e Hamasit. Ndėrsa FINANCIAL TIMES ka fotografinė e njė protestuesi jashtė ambasadės izraelite nė Londėr. E pėrditshmja financiare pėrqėndrohet nė rolin qė mund tė luajė Turqia nė ndėrtimin e urave lidhėse pėr tė bashkuar arabėt. Kryeministri Recep Taip Erdogan fillon njė turne nė vendet arabe nė kohėn qė ministrat e jashtėm tė Ligės Arabe mblidhen nė Kajro pėr tė diskutuar krizėn nė Lindjen e Mesme. Turqia qė nuk ėshtė anėtare e Ligės, ka patur marrėdhėnie tė ngushta me Izraelin, por e ndali rolin e saj ndėrmjetėsues nė bisedimet Izrael - Siri dhe shprehu njė qėndrim tė ashpėr kundėr sulmeve nė Gazė. Zoti Erdogan viziton Jordaninė, Egjiptin dhe Arabinė Saudite ku do tė konsultohet pėr mėnyrat e ringritjes sė procesit tė paqes, shkruan FINANCIAL TIMES. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||